Milo Gjukanoviq: Mali i Zi nuk do të kthehet nën ombrellën e Rusisë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Milo Gjukanoviq, ka akuzuar partitë serbe në vend se po punojnë për kthimin e Malit të Zi nën tutelën serbo-ruse, por paralajmëroi se ata do të dështojnë në këtë drejtim.

Të dielën në Mal të Zi mbahen zgjedhjet parlamentare dhe kreu i socialdemokratëve sot mbajti një tubim zgjedhor në Tivat, prej nga drejtoi edhe një herë akuza ndaj partive opozitare serbe për nacionalizëm serbo-madh.

Ai tha se megjithëse tre koalicione opozitare serbe operojnë në disa kolona, ‘aleanca e tyre përfaqëson një këmbësori politike të nacionalizmit serbo-madh në Mal të Zi, detyra e të cilëve është që ta kthejnë vendin serish në të kaluarën’.

“Së pari, ata i ofruan Malit të Zi të kthehej në rrethin e Serbisë së zgjeruar, dhe pastaj të linte rrugën evropiane dhe të kthehej nën ombrellën në interes të Rusisë. Dhe tani: të ndriçojë rrugën drejt së ardhmes për Kishën Ortodokse Serbe me dogmat e saj mesjetare?! Unë nuk besoj në atë rrugë”, tha Gjukanoviq, njoftojnë mediat e Malit të Zi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close