Milo Gjukanoviq: Zgjedhjet, vendimtare për ruajtjen e pavarësisë së Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit do të jenë vendimtare për ruajtjen e pavarësisë së Malit të Zi, përballë përpjekjeve nga Serbia dhe Rusia për të sjellë në pushtet aleatët nacionalistë dhe anti-perëndimorë, njoftoi partia e tij të mëkurën.

Gjukanoviq tha se po zhvillojet një “luftë mediatike dhe politike” kundër tij dhe Partisë së tij Demokratike të Socialistëve (DPS), për ta vënë Malin e Zi “nën ombrellën e Beogradit dhe të Moskës” dhe për ta penguar atë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Gjukanoviq tha se DPS nuk do të lejojë që “ideologjia e errët e mesjetës” të mbizotërojë në zgjedhje.

Me këtë, ai iu referua Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, e cila ka udhëhequr një seri protestash kundër qeverisë së tij.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka mohuar akuzat se Serbia, aleate e afërt e Rusisë, është duke ndërhyrë në zgjedhjet në Mal të Zi përmes mediave dhe kishës.

Një ligj për pronat fetare në Mal të Zi ka shkaktuar prortesta të serbëve tash e sa muaj.

Serbët përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë prej 620,000 banorësh të Malit të Zi.

Sipas kundërshtarëve, ligji do të çojë në konfiskimin e pronës së Kishës Ortodokse Serbe nga shteti malazez, gjë që mohohet nga Qeveria malazeze.

Në zgjedhje, partia në pushtet e Malit të Zi, DPS, do të sfidohet nga një grup pro-serb dhe një aleancë tjetër opozitare që e akuzon Gjukanoviqin dhe qeverinë e tij për korrupsion të përhapur.

Sondashet e opinionet tregojnë se DPS do të fitojë shumicën e votave, por jo të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close