Nga Greqia vijnë lajme që s’do t’i pëlqejnë Turqisë

Parlamenti Grek sonte ratifikoi marrëveshjen dypalëshe me Egjiptin për demarkimin e zonave të shfrytëzimit të gazit detar në Mesdheun lindor.
Kjo ka të ngjarë të shkaktojë pakënaqësi në Turqinë fqinje.

Marrëveshja konsiderohet si përgjigje ndaj marrëveshjes turko-libiane të vitit 2019, sipas së cilës Turqisë i lejohet hyrja në zonën e madhe detare të Mesdheut lindor, ku ndodhen depozitat e rëndësishme të gazit të zbuluara disa vjet më parë.

Ratifikimi i marrëveshjes Greko-Egjiptiane vjen në mes të tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë për atë pjesë të Mesdheut.
Turqia ka vendosur një anije kërkimore në zonë së bashku me disa anije luftarake.
Ajo zonë është e pasur me fusha gazi që Athina pretendon se i përkasin asaj.

/Përgatitur nga proinformacion.com/Nga

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close