Zvicra në recesion pas rënies historike të PBB-së në TII 2020

ATSH-AFP/ – Zvicra ka hyrë në recesion pas dy tremujorëve radhazi të rënies së Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe një rënieje historike prej 8,2% në tremujorin e dytë në raport me të parin, për shkak të krizës sanitare.

Në tremujorin e parë, PBB kishte shënuar një rënie prej 2,5% në raport me tremujorin e mëparshëm”, theksoi sot sekretari i Shtetit për Ekonominë (Seco) në një komunikatë, që ka rishikuar në rritje vlerësimin e saj fillestar. Ajo e kishte vlerësuar më herët rënien e aktivitetit me 2,6%.

“Në tremujorin e dytë, PBB-ja ka pësuar rënien më të fortë që prej fillimit të regjistrimit të shifrave tremujore në vitin 1980”, theksoi Seco, duke nënvizuar se kjo është relativisht e kufizuar në krahasim me vendet e tjera.

Masat shëndetësore kanë ndikuar ndjeshëm në shpenzimet e familjeve, në rënie me 8,6%, me mbylljen e dyqaneve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close