Fasulja ndihmon në parandalimin e humbjes së kujtesës

ATSH/ Proteinat e gjendura në fasule mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës.

Një studim nga Universiteti Kyushu në Japoni, ka treguar se kur proteina e fasuleve zbërthehet, ajo bëhet dipeptid i molekulave të trurit dhe kështu mund të ndikoj në kujtesë.

Në studimin e botuar në revistën shkencore “Science of Food”, një grup minjsh u injektuan me molekula, që stimulojnë sëmundjen e Alzheimerit, ndërsa disa prej tyre ishin ushqyer edhe me proteina të fasuleve.

Si rezultat, minjtë që morën proteinat e fasuleve, nuk u preken nga sëmundja e Alzheimerit siç ishin prekur ata që nuk kanë marrë proteina të tilla.

Toshiro Matsui, profesor i fakultetit të Bujqësisë dhe autor i studimit tha, se studime të tilla ndihmojnë në zhvillimin e ushqimeve funksionale që mund të ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve duke përfshirë këtu edhe ato të trurit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close