Izraeli kryen fluturimin e parë të drejtpërdrejtë për në EBA

/ATSH-AA/ – Linja ajrore izraelite “El Al” nisi sot fluturimin e parë të drejtpërdrejtë tregtar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas orarit të fluturimeve nga aeroporti “Ben Gurion” në Tel Aviv.

Pritet që fluturimi LY 971, i programuar në orarin e fluturimeve El Al, të transportojë një delegacion zyrtar izraelit dhe zyrtarë amerikanë, përfshirë këshilltarin e presidentit Trump, Jared Kushnerin, nga aeroporti “Ben Gurion” në Tel Aviv, në aeroportin e Abu Dhabi-t në EBA.

Menjëherë pas njoftimit të marrëveshjes së normalizimit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se marrëveshja përfshin fluturime të drejtpërdrejta midis Tel Avivit dhe aeroporteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke kaluar nëpër hapësirën ajrore saudite.

Autoritetet saudite nuk kanë lëshuar ndonjë konfirmim ose mohim në lidhje me lejimin e kalimit të avionëve izraelitë në hapësirën e tyre ajrore./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close