Ligji për Inspektoratin e Punës do të ndryshohet

Qeveria në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për plotësim ndryshimin e Ligjit për Inspektoratin e Punës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha se Projektligji përkufizon Inspektoratin e Punës, si organi i pavarur dhe ekzekutiv i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, me mandat që të mbikëqyrë dispozitat ligjore nga marrëdhënia e punës.

Çështjet kryesore të trajtuara në Projektligj janë: Mandati i Inspektoratit të Punës; Strukturën organizative; Statusin e të punësuarve duke përfshirë kushtet dhe kriteret profesionale; Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit Ekzekutiv; Kompetencat e inspektorëve të punës; Procedurën e inspektimeve duke përfshirën dhe llojet e inspektimeve; Parandalimin e konfliktit të interesit; Të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësit gjatë inspektimit; Hetimet e aksidenteve në punë; Gjobat; Procedurat administrative dhe ato kundërvajtjes; Buxhetin e Inspektoratit të Punës; Ndërlidhjen ndërmjet Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë.

Gjithashtu katër rregullore që do të rregullojnë mënyrën, funksionimin e ndërmarrjeve sociale në Republikën e Kosovës kanë marr miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme.

Para kabinetit qeveritar ato i ka prezantuar ministri Reçica, raporton EO.

Rregullorja për procedurat e regjistrimit të ndërmarrjeve sociale, e cila përcakton kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë subjektet juridike për t’u regjistruar në ndonjërën nga format ligjore për të ushtruar veprimtarinë si ndërmarrje sociale;

Rregullorja për procedurat e raportimit për arritjen e objektivave sociale dhe raportet financiare e cila do të rregullojë kriteret dhe përmbajtjen e raportimit të ndërmarrjeve sociale;

Rregullorja për procedurën e marrjes, refuzimit dhe humbjes së statusit të ndërmarrjes sociale si dhe përbërjen e komisionit që do të përcaktojnë kriteret që duhet të plotësojnë personat juridik për marrjen statusit të Ndërmarrjes Sociale si dhe organizimin dhe funksionimin e komisioneve të cilat do të vendosin për dhënien, refuzimin e statusit si dhe procedurat e ankimimit si dhe

Rregullorja për strukturat përgjegjëse të monitorimit, kontrollit dhe procedurat për gjoba dhe ankesa të ndërmarrjeve sociale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close