Macron: Rimbyllja e kufijve europianë kundërproduktive dhe joefikase

ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi sot kundër çdo rimbylljeje të kufijve midis vendeve të BE-së, duke theksuar se është kundërproduktiv dhe joefikas si masë kundër rritjes së rasteve të koronavirusit të ri.

Një ditë pasi autoritetet franceze zgjeruan zonat e kuqe duke mbuluar pjesë të mëdha të Francës jugore, Macron bëri thirrje për koordinim europian dhe qasje të përbashkëta për shpërthimet lokale të epidemisë.

“Mbyllja e kufijve midis dy vendeve nuk ka kuptim kur ka grupe, zona të qarkullimit aktiv, siç i quajmë tani, të cilat janë identifikuar qartë”, argumentoi ai gjatë një vizite në një fabrikë farmaceutike.

“Do të ishte absurde të pengohet jeta e përditshme, jeta ekonomike”, paralajmëroi Macron, duke theksuar se Europa ka miliona punëtorë ndërkufitarë, disa prej të cilëve udhëtojnë midis rajoneve të paprekura në dy vende të ndryshme.

Presidenti francez sqaroi se ai e kishte diskutuar çështjen me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe pritet të punohet më shumë për këtë çështje në ditët e ardhshme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close