Fundjava e fundit e gushtit, fluks i lartë turistësh në Morinë

ATSH/ Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës gjatë fundjavës së fundit të gushtit vijon të ketë fluks të shtetasve të Kosovës drejt plazheve shqiptare.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, tha sot për ATSH-në se “që prej ditës së djeshme në pikën e kalimit kufitar të Morinës  deri sot në orën 14:00 kanë hyrë rreth 30 mijë persona. Ndërsa që prej orës 12:00 deri në 14.00 kanë hyrë 9376 shtetas dhe  2808 mjete”.

“Situata në pikën doganore është mirëmenaxhuar pa krijuar pritje në radhët e pasagjerëve duke punuar me kapacitete të plota dhe intensitet të lartë”, – tha Kuçana.

Prefekti Kuçana u shpreh se edhe ditën e djeshme ka patur fluks lëvizjesh në kufirin mes dy vendeve, 17216 shtetas të huaj dhe 4953 mjete dhe 2987 shtetas shqiptarë  dhe 1411 mjete”.

Ndërkohë që Policia Rrugore, për të parandaluar aksidentet ka shtuar prezencën e Policisë Rrugore në rrugën e kombit.

Edhe këtë fundjavë pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar fundjavën.

Pika kufitare  e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit. Shqiptarët e Kosovës, vijojnë të kryesojnë me fluksin më të madh të vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike doganore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close