Iranianët të zhgënjyer nga Republika Islamike

Kater dekada mbas krijimit te shtetit islamik në Iran, pothuaj një e treta e popullsisë vetëquhen sot afetarë a ateistë, sipas një hulumtimi.

Hulumtimi u krye me 204.000 iraniane te moshes madhore (18+) dhe rreth 61 perqind te te anketuarve raportojne se jane rritur ne familje konservative fetare. Prej ketij nengrupi specifik, 60 perqind nuk falen me, 68 perqind nuk duan sheriat, e 71 perqind kerkojne qe institucionet fetare te vetefinancohen.

Raporti eshte botuar ne persisht e anglisht nga GAMAAN, nje gallup non-profit me seli ne Hollande qe drejtohet nga sociologe iraniane dhe merret me matje te opinionit ne Iran. Rreth 91 perqind te te anketuarve ne studim jane me banim ne Iran.

Pothuajse 80 perqind te gjithe te anketuarve do te votonin sot kunder krijimit te nje shteti islamik. Cdo i treti iranian i anketuar pohon se konsumon alkool rregullisht. 78 perqind te te anketuarve jane kunder mbulimit te detyruar te grave dhe pothuajse 60 perqind jane kunder mbulimit te grave ne cfaredo menyre.

Burimi:
GAMMAN, gusht 2020
https://iranintl.com/…/iranians-have-lost-their-faith-accor…

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close