“Kodra e Kalasë” në Kaçinar.

Me sa duket ka qënë fortifikim me funksion mbrojtës e kontrollues të zonës. Kaçinari është ndër vendbanimet e hershme të Mirditës, përmendet në dokumente që në fillim shek. XV. Në zonën e Kaçinarit janë ruajtur përmes rrënojave dhe toponimeve disa objekte kulti, tregues që në periudhën mesjetare zona kishte një numër të konsiderueshëm banorësh.

• Kisha e Shën Mërisë, përmendet si kishë famullitare që në vitin 1424.
• Kisha e Shën Ilisë në Gjazuj apo Gazull (e njohur ndër dokumente edhe si Shën Ilia e Gjunalës), përmendet në vitin 1407.
• Kisha e Shën Gjergjit (e njohur ndër dokumente si Shën Gjergji i Gjunalës), përmendet në vitin 1547.

Në një dokument venecian të vitit 1458, Gjunala dhe Shpërdhaza, përmenden si pjesë e zotërimeve të familjes së Nikollë Dukagjinit.

Në Kaçinar, janë zbuluar objekte të kulturës së hershme arbërore; stoli, vegla pune, armë, etj, të ngjashme me ato të zbuluara në varrezat arbërore të Buklit, Prosekut, etj.

| MIRDITA: Histori dhe aktualitet |

Foto e dërguar nga Gjovalin Paloka.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close