Presidenti i Serbisë, Vuçiq thotë se s’do të pranojë ta takojë Trumpin nëse nga Serbia kërkohet ta njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se do të refuzojë të takohet me presidentin amerikan Donald Trump nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë që Serbia të pranojë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Këto deklarata Vuçiq i ka bërë teksa ka treguar se ka marrë agjendën zyrtare të takimit në Washington dhe se  në atë agjendë është “një pikë e papranueshme”, shkruan nedeljnik.rs.

“Nëse do të më ofrohet një takim bilateral me presidentin e SHBA’së unë do të jem presidenti i parë i Serbisë që do të refuzojë”, ka thënë Vuçiq, teksa është pyetur nëse do t’i kërkohet njohja e Kosovës nga Amerika.

Megjithatë kreu i shtetit serb nuk ka pranuar që të jap më shumë detaje rreth “pikës së papranueshme”.

Tutje Vuçiq ka thënë se do të mbrojë interesin e Serbisë pavarësisht se në çfarë presioni do të gjendet.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close