Putini ofron policë për Bjellorusinë

Putini e di se nëse bie Lukashenko kjo mund të ketë ndikim dhe në strukturën e pushtetit në Rusi. Oferta e Putinit për të dërguar policë në Bjellorusi është shumë më tepër sesa një shenjë miqësie.

Në kuadrin e luftës për pushtet në Bjellorusi, Rusia fqinje ka në dispozicion forca sigurie rezervë në rast të një ndërhyrje të mundshme. Kjo u bë me kërkesë të Presidentit Alexander Lukashenko, tha shefi i Kremlinit Vladimir Putin për radion Rossiya 1. “Dhe unë e bëra atë.” Putini tha se sidoqoftë ai dhe Lukashenko janë të një mendjeje që një ndërhyrje mund të ketë vetëm në kushte të caktuara – “pra nëse situata del nga dora dhe elementët ekstremistë të fshehur pas parullave politike kalojnë kufij të caktuar”.

“Shpresoj që kjo nuk do të ndodhë “

Putini përmendi si shembuj grabitjet e bankave, plaçkitje të tjera dhe vënia e zjarrit makinave. Shefi i Kremlinit theksoi se ende nuk ka nevojë që forcat policore ruse të dislokohen për në Bjellorusi. “Dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë.” Ai dhe Lukashenko besojnë se të gjitha problemet ekzistuese në Bjellorusi mund të zgjidhen në mënyrë paqësore. Nëse ka pasur shkelje – nga ana e demonstruesve ose e forcave të sigurisë – të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi, tha Putini.

Në të njëjtën kohë Putini akuzoi Perëndimin për ndërhyrje të padrejtë në punët e Bjellorusisë “së pavarur” dhe tha se Rusia po tregohet më e kujdesshme dhe neutrale se shumë vende të tjera duke përmendur qartë evropianët dhe amerikanët. Sidoqoftë Lukashenko porositi nga Moska ekspertë propagande për t’i përdorur si grevëthyes dhe si levë pasi gazetarët e tij në televizionin shtetëror bjellorus i kishin kthyer shpinën.

Ristrukturim i huasë ruse

Që prej zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale më 9 gusht po vazhdojnë protestat masive kundër Presidentit Lukashenko. Rezultati prej 80.1 përqind në favor të 65-vjeçarit për një mandat të gjashtë u kritikua ndërkombëtarisht si i falsifikuar. Putin ishte një nga të parët që uroi Lukashenkon për fitoren e zgjedhjeve.

Lukashenko njoftoi se kishte rënë dakord me Putinin për të ristrukturuar një kredi për Bjellorusinë me një vlerë prej një miliardë dollarësh amerikanë. Bjellorusia është shumë e varur ekonomikisht nga Rusia./dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close