Vajzave në Angli masivisht iu vihet emri Dua

Padyshim që Dua Lipa është një nga yjet e momentit në muzikë dhe influenca e saj në botën muzikore është e padiskutueshme, por mesa duket influenca e këngëtares shqiptare duket se po shtrihet dhe në fusha të tjera.

Aq e dashur është bërë Dua për britanikët sa ciftet e reja po preferojnë ti quajnë vajzat e tyre të sapolindura Dua.

Sipas të dhënave të Zyrës britanike për Statistikat Kombëtare (ONS) foshnjat e quajtura Dua u dyfishuan në vitin 2019 në krahasim me vitin 2017, kur këngëtarja lancoi hitin e saj të parë muzikor në Mbretërinë e Bashkuar.

ONS tha se gjatë vitit 2019, u quajtën Dua 126 bebe, krahasuar me 63 në vitin 2017, duke nënkuptuar se ashtu sikurse vendosi rregulla të reja (new rules) në botën muzikore Dua me sa duket po vendos rregulla të reja edhe për vendosjen e emrave të fëmijëve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close