Vetëvendosje: Çfarë po fsheh MSH për laboratorët e licencuar për kryerjen e testeve

Dy javë më parë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve që t’iu ofrohen dosjet dhe të dhënat rreth themelueseve të laboratorëve privatë të licencuar për kryerjen e testimeve SARS CoV 2.

Në të cilat të dhëna atyre ende nuk iu është dhënë qasja.

Për çka Vetëvendosje, nëpërmjet një komunikate për media sot, kanë thënë se, “Çfarë po fsheh Ministria e Shëndetësisë kur bëhet fjalë për licencimin e institucioneve private për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2? Pse nuk po i bënë publike dhe pse nuk ju ka ofruar deputetëve dosjen dhe dokumentet e kërkuara për të gjitha operatorët e licencuar?”.

Komunikata e plotë e Vetëvendosjes:

Më 11 dhe 12 gusht, deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të nisur nga interesi publik dhe e drejta ligjore, kishin kërkuar nga Ministra e Shëndetësisë dhe nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve që të na ofrojnë në dispozicion dosjet dhe të dhënat, respektivisht informacionet se kush janë aksionarët themelues dhe aksionarët e ndryshuar për të 29 operatorët, institucionet shëndetësore private të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2.

Janë bërë mbi dy javë dhe as Ministria e Shëndetësisë dhe as ARBK nuk i kanë ofruar dokumentet e kërkuara nga deputetët, edhe pse janë të detyruara ligjërisht që brenda shtatë ditëve t’u përgjigjen deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nga të dhënat e raportuara, Kosova vazhdon të qëndrojë në krye të listave botërore për nga numri i të prekurve dhe atyre që humbin jetën nga COVID-19. Keq menaxhimit me situatën dhe paaftësisë së tyre, kjo Qeveri sikur për t’ia rënduar edhe më shumë gjendjen qytetarëve, ia shtoi edhe testimet me pagesë nga institucionet private.

Ne ndodhemi në gjendje emergjente. Pandemia ka goditur rëndë si shëndetin edhe mirëqenien sociale. Në këto rrethana, do të duhej të ishte shteti ai që garanton mbrojtje e përkujdesje për qytetarët e vet, e kurrsesi t’u ikë përgjegjësive e detyrimeve ligjore e kushtetuese që ka ndaj tyre. Është obligim i shtetit që të sigurojë teste dhe të mbulojë shpenzimet për të gjithë qytetarët me simptoma.

Pandemia ka plandosur njerëzit pa dallim, por testimet private dhe barnat me pagesë janë veprime për t’i lënë njerëzit në rrugë. Për më tepër, në këto kohë të vështira e kushte të rënda të qytetarëve këta qeveritarë po shohin mundësinë për biznes e përfitime.

Çfarë po fsheh Ministria e Shëndetësisë kur bëhet fjalë për licencimin e institucioneve private për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2? Pse nuk po i bënë publike dhe pse nuk ju ka ofruar deputetëve dosjen dhe dokumentet e kërkuara për të gjitha operatorët e licencuar? Ndërsa ARBK pse nuk bënë publike dhe nuk ju ofron deputetëve informacionet se kush janë aksionarët themelues dhe aksionarët e ndryshuar të këtyre institucioneve private? Apo, si Ministria e Shëndetësisë edhe ARBK duanë të mbajnë larg opinionit publik të vërtetën se përfitues nga vendimi për licencim janë persona të lidhur me pushtetin dhe që fushëveprimi i tyre nuk ka fare të bëjë me aspekte të tilla të shëndetit publik. Ata kanë parë mundësinë e përftimit në fatkeqësinë kolektive siç është pandemia, kurse Qeveria në vend se të mbrojë shëndetin publik dhe mirëqenien e qytetarëve pa dallim, ajo është vënë në funksion të përfituesve të lidhur me zyrtarë qeveritarë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close