Kanë kaluar 22 vite ,1.643 persona të zhdukur janë ende të pagjetur

Kanë kaluar më shumë se 22 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende po presin përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.

Familjarët e personave të zhdukur kanë vuajtur në përpjekje për t’u përballur me mungesën e të dashurve të tyre, ndërsa pandemia COVID-19 e ka bërë gjendjen e tyre edhe më të vështirë.

Rënia e përgjithshme e shkallës së zbardhjes së fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur dhe mungesa e një reagimi të duhur ndaj nevojave të familjarëve të tyre kanë mbetur shqetësimet kryesore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, viteve të fundit.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, shefi i misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi, tha autoritetet duhet t’i shtojnë përpjekjet e tyre për ta zgjedhur këtë problem humanitar që e ka rënduar shoqërinë kosovare qe më shumë se dy dekada.

I shqetësuar për tempin në rënie në të cilin janë zgjidhur rastet e personave të zhdukur viteve të fundit, Gashi pohoi se përderisa në vitin 2019 janë zgjidhur tetë raste, këtë vit është gjurmuar vendndodhja e vetëm tre personave.

“Pengesa kryesore ndaj një përparimi më të shpejtë është mungesa e informatave të reja që do të çonin në lokacionet e reja të varrezave,” tha ai.

“Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, familjarët kanë të drejtë të dinë se çfarë u ka ndodhur të dashurve të tyre. Si gjithmonë, KNKK-ja është e gatshme t’i mbështesë autoritetet në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në këtë aspekt dhe i nxit ato që çështjen krejtësisht humanitare të personave të zhdukur ta vënë në plan të parë.Në anën tjetër, është momenti i fundit që njerëzit që mund të kenë informata që mund të shpijnë në zbardhjen e cilitdo rast të ndonjë personi të zhdukur të paraqiten dhe që të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të përpiqen t’i nxjerrin familjarët nga ky terr që po i rrethon”, thuhet në një komunikatë të KNKK.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close