Vatikani i Arbëreshëve : Grotta Ferrata.

shkruan Anna Hida, Romë
Çdo herë që lexojmë diçka në veçanti në Itali është e pamundur të mos lidhim me historinè tonë dhe me librin e prof Xharrës “ Roma fliste shqip”.Përse Gjoni i Kapadokisë , nxënës Shën Vasilit të po Kapodokisë , krah i djathtë i Giustinianit, ndërtoj shumè kisha në Lacio , Jug te Italise e Sicili?Pse pikërisht në Albano? Pse rruga që lidh Romën me keshtjellat romake u thirr Tuskolan? Ishte në nder tè Toskëeve apo Toskanëve? Pse gjuha zyrtare këtyre klerikëve është akoma gjuha shqipe?

Nepër shkrimet e tjera kemi folur për Albanon nje qytet né periferi të Romes qe Prof. Fahri Xharra ne librin e tij Roma fliste shqip thotë që është me origjinë shqiptare.
Po në atë pellg të Albanos ndodhet edhe qyteti i Grotta Ferratës qendër e rendësishme fetare për të gjithë Arbëreshët jo vetem të Italisë por dhe të Kroacisë, Sllovenisë.
“Qyteti u themelua nga Shën Nilus i Rossanos në 1004 rreth 50 vjet para se të ndaheshin , dy perandoritë. Pati shumë vështirësi te behej prift , por sapo u bë punoi për 25 vjet ne Shen Mitër Korona , pra sot një fshat i tëri arbëresh.
Abat Nilo, ka lindur në Kalabrinë Bizantine (Orazio Campagna, San Nilo di Rossano al Mercurion – L’Athos d’Italia, Edizioni Lo Faro, Roma 2000) dhe për këtë arsye thote Orazio Campagna ishte Grek me origjinë.” Sigurisht kështu janë quajtur të gjithë shqiptarët e Italisë së jugut grek, dhe kjo na përforcon akoma më shumë se Grekët ishin fise shqiptare të vjetra , dhe këtë do e shohim më poshtë.
Shën Nilus ishte themelues i manastireve të ndryshme, erdhi në Romë dhe vendosi të ndërtonte një manastir në kodrat e Tusculum, Tuskolanës,në rrënojat e një vile të madhe Romake, ku sipas legjendës ishte shfaqur Zoja. .
Abacia nuk u perfundua nga San Nilo i Rossanos, pasi ai vdiq në Tusculum (Tuscolanë) një viti pas mbërritjes së tij në zonën aktuale të Grottaferratë. Punimet per ndërtimin e Abacisë ,përfunduan nën drejtimin e San Bartolomeo, bashkëthemelues i abacisë. Reliket e Bartolomeut duhet të jenë akoma në abaci, megjithëse nuk janë gjetur së bashku me ato të Nilit.
“Murgjit e manastirit , që kanë formuar Kongregacionin Italian të Murgjit Bazilian (O.S.B.I.), vijnë kryesisht nga komunitetet Italo-Shqiptare dhe praktikojnë liturgji dhe traditë sipas ritit Bizantin. Aktualisht, Abacia e Grottaferrata është e fundit nga shumë manastire bizantine që në Mesjetë ishin përhapur në të gjithë Italinë e Jugut dhe në vetë kryeqytetin Romak. Ajo është gjithashtu unike në atë që, sepse siç thanë më sipër është themeluar pesëdhjetë vjet para skizmës ( ndarjes) që çoi në ndarjen e Kishave të Romës dhe Konstandinopojës: Kjo Abaci qenë gjithmonë në bashkësi me Papën e Romës, duke ruajtur ritin Bizantin-Grek dhe traditën monastike orientale të origjinës.” (uikipedia Grotta Ferrata)

Në kohën romake, territori i Cryptense (quhet kështu sepse ka shumë varre të vjetra)nuk u prek nga vendbanime të rëndësishme, përveç disa vilave periferike të qytetarëve të pasur romakë si Marco Tullio Cicerone (ndoshta në abacinë e tanishme të Santa Maria di Grottaferrata) dhe familjen Scriboni- Libones në Castel de ‘Paolis, në kufi me Marinon.
Për më tepër, Grottaferrata, për shkak të afërsisë së saj me rrugën e rëndësishme Tusculum dhe pranisë së Via Latina, ndoshta u ungjillizua nga Shën Pali i Tarsit dhe Shën Pjetri i Apostullit, i cili sipas një tradite të mbështetur nga disa burime, ishin që ata përhapën krishterimin në zonën e Kodrave Albano. Mbi të gjitha, krishterimi në shekullin e tretë ishte organizuar mirë në zonën e Tuskolanës, duke gjykuar nga ekzistenca e katakombeve Ad Decimum të gjetura në miljen e 10-të të Via Latina, pranë Borghetto di Grottaferrata ,
Në vitin 370 Gjoni i Kapadokisë, ishte një nxënës i Shën Vasilit të Madh.
Vasili i Madh, i Madh; në greqisht: Βασίλειος ὁ Μέγας, Basíleios i Mégas; në Latinisht Basilius Magnus (Cezarea në Cappadocia, 329 – Cezarea në Cappadocia, 1 janar 379), ishte një peshkop dhe teolog i lashtë (Grek), i nderuar nga Kishat e Krishtera; ai gjithashtu mban titujt e rrëfimtarit dhe Doktor i Kishës. Ai konsiderohet si i pari i Etërve Kapadokianë. Ai ishte djali i një retoriani dhe avokati të pasur, ndërsa gjyshi i tij, i cili ishte dishepull i Gregorys Mrekullisë së Pontit, vdiq si një dëshmornga përndjekja e Dioklecianti. Gjyshja e tij Macrina, nëna e tij Emmelia, vëllezërit Gregorio (Imzot i Nissas) dhe Pietro (Imzoti Sebaste) dhe motra e tij e madhe, Macrina, gjithashtu nderohen nga Kisha Katolike si shenjtorë. Ai ishte një mik i ngushtë i Gregorio Nazianzeno, i nderuar si një shenjtor dhe i përkujtuar në të njëjtën ditë me 2 janar. Ai shkroi rregullin që frymëzon akoma jetën e murgjve Basilian sot.
Gjoni i Kapadoçias ose Kapdokisë siç i themi ne Shqiptarët,themeloi një manastir Basilian në miljen e 15-të të Rrugës Latina, pranë Roboraria antike dhe Molara aktuale: prania e fetarëve orientalë në Lazio dhe në Jug të Italisë ishte shumë e fortë në atë kohë: Vetëm në shekullin e 11-të kishte rreth 540 manastire baziliane vetëm në rajonet jugore plus Lazion jugore dhe Sicilinë.
Kjo do të thotë shumë nëse kishte mbi 540 manastire dhe né të gjitha këto manastire flitej gjuha shqipe do të thotë se shumica e Italisë së Jugut dhe Sicilia flisnin gjuhën shqipe.
Flavius ​​John, i njohur më mirë si John of Cappadocia (Latinisht: Flavius ​​Ioanne ishte me origjinë nga Cezarea në Cappadocia, ( vinte nga i njëjti vend me profesorin e tij Shën Vasilin). Gjoni ishte ishte një zyrtar bizantin. i njohur si Gjon i Kapadokisë (latinisht: Flavius ​​Ioannes; rreth 490 – pas vitit 548), ai ishte një zyrtar bizantin dhe arriti të bënte një karriere të shkëlqyer edhe pse nuk kishte kulture e arsim klasik sepse nuk fliste as latinisht të cilat ishin kushtet kryesore per një karrierë, por ishte shumë i aftë sepse arriti të bëhej prefekt.
“ Vetëm disa vjet pas themelimit të tij, manastiri strehonte tashmë mbi 200 murgj bazilianë, dhe donacionet e vazhdueshme e çuan Abacinë të kontrollonte territore të gjera në Lazio dhe Italinë Jugore: feudet e Campania të Rofrano në dioqezën e Policastro dhe Conca e Campania në dioqezën e Casertës, kështjellat Lazio të Castel de ‘Paolis në dioqezën periferike të Albanos dhe Borghetto di Grottaferrata në dioqezën suburbicariane ( kishat rreth kishës Romane) të Frascati, katundet kalabreze të Cotrone, Ungolo dhe Baracala në kryepeshkopatën e Cosenza, rektoratet Diano Teggiano dhe Saxano aktual në dioqezën e Capaccio, Grangie e San Salvatore në dioqezën periferike të Albano dhe College Peschio në dioqezën periferike të Velletri dhe manastirin e Morbino në dioqezën e Venosas. Abacia gjithashtu mori nga shumë papë njohjen e autonomisë së saj në lidhje me Ipezhgvet ,kardinalë të dioqezës të Frascati. Në 1462 Kardinali Bessarione u emërua abati i parë lavdërues i abacisë”. (Moroni fq.50-54)
Shumë nga murgjit e saj më të shquar, Jeromonks dhe Arkimandritët janë italo-shqiptarë: Lorenzo Tardo, Sofronio Gassisi, Cosma Buccola, Bartolomeo Di Salvo, Gregorio Stassi, Paolo Matranga, Basilio Norcia, Nilo Borgia, Marco Petta, Nicola Cuccia nga Sicilia Shqiptare; Saba Abate, Teodoro Minisci, Stefano dhe Valerio Altimari, Nilo Somma, Emiliano Fabbricante nga Kalabria Shqiptare. Këta murgj të ishin nxitës të kujdesshëm për formimin të një kishe të përbashkët, midis Kishës së Perëndimit dhe Kishës së Lindjes, me misione paqeje dhe ri-krishterimi të territoreve në Ballkan që jetuan gjatë nën sundimin turk, nën Islam, në veçanti në Shqipëri.  Returning Home to Rome: The Basilian Monks of Grottaferrata in Albania, su books.google.it. URL consultato il 25 ottobre 2013 (archiviato dall’url originale il 31 ottobre 2013). )

Efektet e këtij misioni, kanë qenë të mirëpritura përgjithësisht në mënyrë pozitive nga shqiptarët pasi kishin krijuar snjë urë të ngushtë fetare dhe kulturore midis komuniteteve shqiptare të Italisë dhe Shqipërisë me rilindjen e Kishës Katolike Bizantine Shqiptare dhe shugurimin e disa priftërinjve. . Midis këtyre spikati dëshmori dhe shenjtori i Shqipërisë, i cili donte komunitetet arbëreshë, Papàs Josif Papamihalli (1912-1948), dëshmitar dhe apostull i besimit të krishterë lindor, i përndjekur, i arrestuar, i dënuar me punë të detyruar dhe i vrarë gjatë diktaturës komuniste të Shqipërisë. Ai u trajnua në Seminarin Papnor Italiano-Shqiptar “Benedetto XV” të Grottaferrata dhe, më 1 Dhjetor 1935, u shugurua një prift katolik i ritit (Bizantin-Grek për tokën e tij të lindjes nga Msgr. Giovanni Mele, peshkop i Lungro, në kishën e S. Atanasio në Romë.

Duke pèrfunduar mund të themi:

⦁ Gjoni i Kapadokisë i cili kishte ngritur kisha Baziliane, dmth kisha që flisnin shqip, do të thotë se në Kapadoki rreth shekullit të tretë flitej shqip akoma përderisa ai nuk fliste latinisht
⦁ Shen Nilo qe themeloi Abacinë kishte origjinë shqiptare dhe erdhi jo rastësisht në Grotto Ferrara e Albano sepse aty duhej të kishte banorë të njëjte me origjinën e tij.
⦁ C- Nëse akoma ne keto kisha mbizotëron normat e shkruara nga Shën Vasili dhe fliet shqip do të thotë që dhe ai kishte prejardhje shqiptare sepse vinte nga Cesarea e Kapadokisë.
⦁ Nëse në këtë Abaci zyrtarisht flitet akoma gjuha shqipe edhe pse nuk është zyrtare për italianët do të thotë se jemi të vjetër në ato vende dhe jugu I Italisë nuk u popullua vetëm mbas vdekjes së Skenderbeut por ishte shumë më herët i populluar nga shqiptarët
⦁ Grotta Ferrata mos do thotë Shpellat me Ferra fjalë e pastër shqip, sepse në atë kohë që Shën Nilo filloj të ndërtone Kishën mbi gërmadhat e një vile kishte vetëm Ferra?
⦁ A ishin pikërisht personat qe vinin nga Kapadokia përkthyesit e parë të gjuhës vendase dhe të gjuhës se re të kKshës Bizantine?
⦁ E-atëherë me plot gojën mund t’i themi professor Xharrès :” Teza jote prof. është në rrugën e drejte”

Nusha Zhuba Hida – Doktore në Teori E kërkim Shoqëror- Itali

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close