Jerina (Irena) Dushmani

Jerina (Irena) Dushmani ishte princeshe shqiptare, e bija e Lekë Dushmani.
Në fakt, bukuria e saj shkaktoi më 1444 konfliktin në mes princave më të fuqishëm shqiptarë: Princit Lekë Dukagjini dhe atij Lekë Zaharia.

Ajo preferoi Zaharinë, por kjo zgjedhje e saj nuk u pranua nga Princi Lekë Dukagjini, i cili me vonë e vrau Zaharinë (në dyluftimin mes dy princave shqiptarë më 1445, mbetën të vrarë 105 vetë dhe shumë të plagosur.) Zaharia mbeti i vrarë më vonë në një gjueti afër Lezhës, që thuhet se ishte një kurth i organizuar nga Lek Dukagjini.

Pas vdekjes së princit Zaharia, Jerina nuk pranoi të martohet me Dukagjinin. Ajo jetoi e mbyllur si murgeshë në ishullin e Sardenjës në Itali, duke dhënë amanetin e fundit që eshtrat e saj të sillen në Danjë, pranë varrit të dashurisë së saj të përjetshme, princit Lekë Zaharia.

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close