Komisioni Shtetëror ka shpallur rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet parlamentare në Malit të Zi

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Malit të Zi njoftoi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare bazuar në 100 përqind të votave të numëruara.

Sipas rezultateve përfundimtare, Partia Demokratike e Socialistëve fitoi 35.06 përqind, ose 143.548 vota, dhe koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”( koalicija Za budućnost Crne Gore ) 32.55 përqind – 133.267 vota.

Koalicioni “Paqja është kombi ynë” fitoi 12.53 përqind (51,297), “E Zeza në të Bardhë” 5.53 (22.649), Social Demokratët 4.10 (16.769), Partia Boshnjake 3.98 (16.286), SDP – Jaka Crna Gora 3.14 (12.839), Lista Shqiptare 1.58 (6,488) dhe Koalicioni Shqiptar njëzëri 1.14 përqind (4,675).

Nisma Qytetare Kroate fitoi 0.27 (1,115) dhe Partia Kroate e Reformës 0.13 përqind, ose 532 vota dhe ata nuk kaluan cenzusin.

76.65 përqind e votuesve të regjistruar votuan, përkatësisht 413,954 prej tyre, nga të cilët 409,451 ishin votime të vlefshme.

/Proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close