Lehtësimet e BE-së për tregti me Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian ka dhënë një varg propozimesh për të ndryshuar rregullat e origjinës mbi mallrat që vijnë nga Ballkani Perëndimor, që pritet pra të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.

“Kjo është një temë mjaft komplekse por edhe një temë që zhvillohet për vite të tëra në mes të vendeve partnere, është fjala për Kosova me ato vende që ka marrëveshje të tregtisë së lirë si psh. me vendet e Bashkimit Evropian përmes MSA-së me vendet e rajonit përmes marrëveshjes së CEFTAS dhe me Turqinë, gjithashtu edhe me Mbretërinë e Bashkuar por që kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi në momentin e daljes përfundimtare së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian”, tha Sytrime Dervisholli, shefe e Departamentit për Tregti në MTI  e cila tregoj për lehtësimet e  BE-së për tregti me Ballkanin Perendimor.

“Pra, është një temë ose një benefit që do ta përfitojnë vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën falë diskutimeve dhe falë pjesëmarrjes së Kosovës në të gjitha takimet e nivelit të konventës tre, ku përveq Kosovës vendeve të rajonit, vendeve të Bashkimit Evropian, Turqisë, Izarelit marrin pjesë edhe disa nga vendet kryesore të Afrikës Veriore, sic është Egjipti, Maroku, Tunezia, etj”.

“Me komulim nënkuptojmë atë kur produktet origjinuese të një vendi partner mund të përdoren me produkte tjera origjinuese të një vendi tjetër partner pa e paragjykuar statusin e origjinës së produktit final. Psh. për ta ulustruar këtë, importojmë qumështin nga Shqipëria, le të themi që duam të bëjmë jogurt të frutave, importojmë pra qumështin dhe e përpunojmë në Kosovë, frutat ose pemët i importojmë nga Mali i Zi prap i sjellim në Kosovë, i përpunojmë dhe produkti final del jogurt i frutave, pra origjina mbetet e Kosovës, pavarësisht që është komninuar me impute të ndryshme nga shtetet e ndryshme por me këto shtete me të cilat Kosova ka marrëveshje”, tha Sytrime Dervisholli, shefe e Departamentit për Tregti në MTI.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close