Listat Shqiptare në Mal të Zi sigurojnë nga një deputet

ATSH/ Dy koalicionet shqiptare në Mal të Zi arritën të sigurojnë nga një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Nikollë Camaj, kandidat në Listën Shqiptare, Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj theksoi sot se kjo do të thotë që dy deputetë shqiptarë do të jenë përfaqësues autentikë në parlamentin e Malit të Zi.

“Dy koalicionet shqiptare arritën të fitojnë nga një mandat deputeti,  çka do të thotë,  dy deputetë shqiptarë,  si përfaqësues autentik. Sa i përket mbështetjes që kemi fituar në Tuz,  mbetemi shumë të kënaqur, por pësuam një zhgënjim në Ulqin,  ku partia e Millo Gjikanoviq,  që shënoi kudo tjetër rënie,  u rrit për afro 1000 vota”, u shpreh ai.

“Ajo që presim tani është që dy listat shqiptare të ulen së bashku, e të bëjnë atë që nuk e bënë dot para zgjedhjeve,  pra te bashkohen dhe së bashku të ulen në bisedime me palën malazeze,  me palën që do të formojë qeverinë”, përfundoi Nikollë Camaj, kandidat në Listën Shqiptare, Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj.

Partia e presidentit, Milo Gjukanoviç, në pushtet që prej tre dekadash në Malin e Zi, ka shënuar një kryesim të lehtë në përfundim të zgjedhjeve legjislative që u zhvilluan dje, sipas parashikimeve, por ajo mund të humbasë shumicën në parlament nëse kundërshtarët e tij bashkohen.

Pas numërimit të 98% të votave, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), formacioni pro-perëndimor i presidentit Milo Gjukanoviç, ka marrë 35% të votave.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close