Për një ditë, qytetarja pozitive në një laborator dhe negative në tjetrin

Laboratoret për testime të koronavirusit janë bërë temë e rëndësishme në javët e fundit – për shkak të çmimit të shtrenjtë të këtyre testimeve, por edhe për shkak të rezultateve të dyshimta. Së fundi, një qytetare për një ditë ka marrë dy rezultate të kundërta në dy laboratore të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë  tash e tri javë ka licencuar 29 institucione shëndetësore private për të kryer teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

525 njerëz kanë vdekur në vend nga 13 marsi e deri më sot, 31 gusht. Ndërkohë që deri tash janë diagnostikuar më shumë se 13 mijë njerëz me këtë sëmundje, shkruan Periskopi.

Por, tashmë temë e rëndësishme publike është bërë ajo e laboratoreve.

Një qytetare e Kosovës, nga Prishtina, emër i njohur pë redaksinë, për Periskopin ka treguar se sot  gjatë ditës ka kryer testime për Covid-19 në dy laboratore për t’u siguruar për gjendjen e saj shëndetësore, raporton Periskopi.

Mirëpo, dy rezultatet e marra nga këto dy laboratore  në Prishtinë e kanë lënë krejtësisht konfuze.

Në njërin test të kryer në Tirana Lab ajo ka marrë rezultat negativ.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close