ATK-ja sqarohet rreth monitorimit të çmimit për test të coronavirusit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)e konsideron të nevojshme të sqaroi për opinionin publik paqartësitë e krijuara në media dhe më gjerë,  sa i përket çështjes së monitorimit të çmimeve për test të Covid-19 nga ana e laboratorëve të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Lidhur me deklarimet e djeshme në media për çështjen e monitorimit të ngritjes së çmimeve për test të Covid-19 nga ana e laboratorëve të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, Administrata Tatimore e Kosovës sqaron se asnjë dispozitë ligjore nuk e obligon dhe nuk i jep të drejtë ATK-së, për të monitoruar procesin e rregullimit të çmimeve të shitjes.   ATK bën me dije se i vetmi organ, i cili ka bazë ligjore për të monitoruar aplikimin e çmimeve monopoliste, si dhe të zbatimit të konkurrencës së drejt në treg është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës”, thuhet në njoftimin e aATK-së.

“ATK nuk është institucion i thirrur për të monitoruar çmimet e tregut, ky institucion është organ i autorizuar me ligj për të mbledhur tatimet ashtu siç e kërkon ligji, nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë që zhvillojnë aktivitet ekonomik në Republikën e Kosovës”.

Shënim: Gjatë muajve mars dhe prill të këtij viti, ose në periudhën e parë të pandemisë,  me kërkesë dhe autorizim me shkrim nga ish Ministri i Financave,  kemi monitoruar procesin e ngritjes artificiale të çmimeve tek disa produkte bazike, dhe se ky monitorim është bërë vetëm për zvogëluar panikun e krijuar në atë kohë tek qytetarët, si dhe parandalimin e keqpërdorimit nga ana e një numri të vogël të individëve,  që në ditët e para të pandemisë kishte raportime të vazhdueshme se janë duke ngritur çmimet artificialisht.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close