EPITAF PËR NJERIUN, QË E VRAU PASLUFTA

Kadrush Radogoshi:

Qielli kishte miliona yje
Por shpirti i tij kishte vetëm një yll
I mjaftonin rrezet e dritës së tij
Me një ylber të tërë ngjyrash.

Qyteti kishte shumë kopshte lulesh
Shumë fusha lulesh kishte qyteti
Në shpatijet e asaj kodre bleroshe në Perëndim,
Por sytë e gjelbër të gruas së tij
Ishin lulet e çelura mëngjeseve të hershme
Kur maja e bjeshkës lindore
Ua sillte portokallin diellor dhuratë
Për t’i praruar në ar pikat e vesës
Para se ta shuante etjen dashuria
Me to.

Pikërisht në mëngjes erdhën uniformat e ferrit
Gruan ia dhunuan para syve
Para syve ia vranë dy fëmijët
Ndërsa poetit ia këputën të dy duart
“Tash merre pushkën e shko në UÇK”,
I thanë.

Para se të bënte vetvrasje
Një javë më parë
E kapi me dhëmbë lapsin
E në derën e jashtme të shtëpisë shkroi:
“Këtu jetoi njeriu, që e gjymtoi lufta
Dhe e vrau paslufta plotësisht.
Lavdi heronjve të marrisë!”

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close