KOMANI I PUKËS : RRËNJA E ARBËRIT.

Shqiponja iliro-arbnore e gjetur në Koman nga arkeologia e njohur Etleva Nallbani.

• Foto: Etleva Nallbani.

Shënim nga “PUKA ndër vite”: Komani, si Rrënja e Arbërit nuk është folklorizëm krahinor i përdorur nga ne, por vlerësim dhe përcaktim i arkeologëve dhe shkencës së arkeologjisë dhënë për hallkën lidhëse mes ilirëve dhe arbërve (Komanin) ku këtu dëshmohet, vërtetohet dhe shihet më së lehti e më së qarti.

Shqipja iliro-arbnore e gjetur nga zj. Etleva Nallbani, është një tjetër tregues i mirëfilltë i kulturës, identitetit dhe vazhdimësisë tonë iliro-arbnore.
Shqipja e këtillë me një kokë, me drejtim (fytyrë) nga perëndimi (nga e majta) është edhe simboli i Dukagjinëve dhe Principatës së tyre, e gjithashtu edhe emblema zyrtare e Bashkisë Pukë si Dukagjini i Vjetër.

Vlen të përmendet që edhe në Gëziq (Ndërfanë) të Mirditës është gjetur shqipja e këtillë, si simbol i Principatës së Arbërit.

Po ashtu, në gurët e Kalasë së Lekës në Flet të Pukës, kala e parë e Dukagjinëve në mbarë trojet arbnore, është gjetur e gdhendur shqipja me një kokë në trajtën e simbolit të Dukagjinëve.

____________

“Arbëri mesjetar!
Me 12 kisha që shtrihen në më shumë se 80 hektarë (tanimë zonë e mbrojtur nga shteti), me punishte qelqi e metali, me qendër administrative, banesa me kate, oxhaqe ngrohje, varrezën e vet, rrugë dhe furnizim me ujë dhe me një aristokraci që krahasohet me atë lombarde apo gjermanike të kohës, Komani mesjetar faktohet të ketë qenë një qendër e rëndësishme. Një fizionomi gjithnjë e më e qartë e vendbanimeve të grupuara mesjetare të Arbërit.
Arkeologia Etleva Nallbani që punon prej vitesh atje, thotë se kërkimet e gërmimet e fundit vërtetojnë 7 shekuj jete intensive. “Mendohej që Komani kishte pasur jetë intensive në shekujt VI deri në VIII, duke u nisur nga gërmimet në nekropoli, por gërmime më të detajuara të bëra së fundmi nxjerrin në dritë fakte që ka pasur jetë më afër nesh. Nga objektet e kultit dhe datimet me karbon, na del se Komani ka qenë në lulëzim deri në Shekullin e XII. Më së paku janë shtatë shekuj jete intensive”.”

Për “BalkanWeb”, 2016.

____________

KOMANI I PUKËS : RRËNJA E ARBËRIT.

• ZEMRA E QYTETËRIMIT ARBNOR!

Sipas gërmimeve dhe studimeve të kryera në këtë zonë, tashmë, është e dëshmuar me fakte, se këtu janë edhe rrënjët e Arbërit!!!

Këtë e konfirmon dhe arkeologu, njëkohësisht dhe drejtori i Institutit të Arkeologjisë, z. Luan Përzhita.

Shikoni këtu: https://www.facebook.com/548065502358810/posts/800800417085316/?vh=e&extid=f5smcxzdM4hDdjYO&d=n

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close