Pse është e rëndësishme për shqiptarët ajo çfarë po ndodhë në Mal të Zi?

Kjo foto tregon manifestues proserb në Podgoricë të cilët i gëzohen rezultatit të partive proserbe opozitare në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur të dielën.

Dhe siç mund ta shihni në foto ka elemente të cilat tregojnë vet thelbin e filozofisë politike të këtyre subjekteve të cilat kanë arritur një rezultat që mëton pushtetin.

Në foto ju mund të dalloni simbolet kryesore të “Serbisë se Madhe” ;tre gishtrinjtë,flamuri serb që valon midis Podgoricës dhe harat e Malit të Zi në gjoksin e një protestuesi çetnik ,ku shkruan “Mali i Zi ,Sparta serbe”.

Çfarë është edhe më trishtuese,kësaj politike i ka dhënë krah edhe një shqip folës me emrin Dritan Abazoviq,i cili jo vetëm ka mohuar Gjergj Kastriotin por s’para ka dëshirë të tregojë se është shqiptar.Dhe merreni me mend,votat e subjektit të tij do t’i japin vulën pro-rusiszmit e serbizmit në Mal të zi!

Kjo qeveri që tashmë është në rrezik të ndrrohet me koalicione pro-ruse ,ka njohur Kosovën e pavarur dhe ka kthyer politikën e varur nga Rusia e Serbia në politikë që ka quar Malin e Zi në NATO.

Krejt këto janë elemente që shkojnë në favor të shqiptarve në Ballkan.

Pra sa më larg të mbahet ndikimi rus nga këto hapësira aq më i vogël do të jetë potenciali i Serbisë për destabilizim dhe hegjemoni.

/Xhelil Arifi 1 shtator 2020

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close