Pulla postare “Shkolla e parë shqipe në Stubëll”

Posta e Kosovës, nga sot vë në qarkullim emisionin e pullës postare “Shkolla e parë shqipe në Stubëll”.

Imazhi që bartë kjo pullë postare, i dedikohet vatrës së parë të diturisë në Kosovë, e njohur si Kolegji i Shën Llukës, në fshatin Stubëll të Vitisë në vitin 1584.

Shkollat shqipe në Kosovë zhvillohen dhe përforcohen gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si në Prizren, Pejë, Gjakovë, Zym, Janjevë dhe Stubëll, pranë Kishave Katolike, si vatra të vërteta të arsimit dhe të edukimit, me kontributin e atdhetarit Hasan Prishtina dhe me shumë të tjerë.

Filatelia e Postës së Kosovës do të angazhohet që përmes imazheve të pullave postare të afirmojë vlerat  tona kulturore, arsimore dhe kombëtare.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close