Thesari i Rodonit!

Kjo është shqiponja e Gjergj Kastriotit, që gjëndet edhe sot në Kishën e Shën Ndout në Kepin e Rodonit.
Kështjella, Kisha dhe Kuvendi françeskan, dhe i gjithë territori ka qenë dhuratë e Skënderbeut për motrën Mamica Kastrioti.
Kisha, gati e rrënuar në kohën kur territori ishte shndërruar në “repart ushtarak”, u restaurua në vitet ’90 falë nismës dhe kujdesit të At Zef Pllumit.
Pikërisht këtu ruhet i vetmi monument dokumentar brenda territorit të shtetit shqiptar i heraldikës së Kastriotëve: shqiponja me dy krerë.
“Brenda territorit të shtetit shqiptar”, sepse si rezultat i pushtimit të turkut, që rrënoi pothuaj çdo dëshmi dokumentare mbi tokën e Arbërisë, jashtë saj në Europë dhe më përtej ruhen dhe trashëgohen riprodhime të shumta të stemës së Kastriotëve, e cila sot është stema kombëtare e shqiptarëve dhe e Shqipërisë.
Kuvendi ngjitur në krye të herës u ka pas takuar murgeshave të Shën Kiarës, ose Klarisave, të ftuara aty nga Mamica Kastrioti, më vonë e bënë të tyrin françeskanët duke qenë pozicioni tejmase i rrezikuar prej sulmeve të piraterisë ulqinake etj.
Në fillim kisha e hershme i ka qenë kushtuar Shën Anastasisë, me emrin e së cilës thirrej edhe limani i atyshëm. Mandej i është kushtuar Shën Mërisë, më në fund Shën Antonit. Sikurse shihet nga pamja e saj lindore, kisha ka pas përfunduar me tre altarë, një kryesor dhe dy anësorë, të përkushtuar shenjtorëve pajtorë, të cilët ka qenë e detyruar t’i ndryshonte simbas klerit zotërues. Në ditën e sotme njihet si kisha e Shna Ndoit, Ecclesia Sancti Antonii.
Me vdekjen e Gjergj Kastriotit më 1468 të dy bijtë e Mamicës u bënë “muhamedanë”, duke përfituar prej sulltanit Mehmet II të drejtën për të administruar një rajon të Arbërisë së Mesme, që përfshinte si dy Skurjet, edhe Rodonin, si trashëgimtarë të atit të tyre që ishte Muzaka nga familja princërore e Thopiave. Kështu bjerrej në Arbëri lavdia e dy familjeve, ndërsa dëshmia e stemës mbeti e regjistruar këtu tek ndodhet edhe sot, në një copëz afresku mbrapa altarit kryesor, si thesar unikal.
Sot Kishën e famshme, të pabanuar, nuk e ruan askush.
/Nga Argo.al

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close