Edita Tahiri: Kryeministri më ofroi pozitën e koordinatores për dialog

Ish-ministrja e dialogut Edita Tahiri, në emisionin ‘Imazh’ në RTK, pohoi se kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, i ka ofruar pozitën si koordinatore e dialogut, para se të emëronte Skënder Hysenin në këtë rol.

“Kryeministri më ka ofruar të jem koordinatore e dialogut, kjo para se të zgjidhej Skënder Hyseni në këtë pozitë, por këtë e kam kundërshtuar, sepse kam dashur që kjo të bëhet me aprovimin e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të kem legjitimitet dhe kompetenca të qarta për këtë”, thotë ajo.

Sipas Tahirit, sado që po flitet për marrëveshje ekonomike do të ketë edhe marrëveshje politike. Delegacioni i Kosovës duhet ta ketë të qartë që marrëveshjet ekonomike të arrihen si marrëveshje në mes dy shteteve.

“Delegacioni nuk ka mandat që të nënshkruaj diçka që cenon shtetësinë e Kosovës, jam i bindur se do të bëhen hapa pozitivë në këtë takim, në Uashington”, shton Tahiri.

Ajo thotë se Serbisë duhet ti bëhet e qartë që nuk ka anëtarësim në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close