HISTORIA E TRISHTE E NJE GJENERALI TE HUMBUR

Ballaban Bardhi ( i njohur edhe si Ballaban Pasha).. Ishte nje nder gjeneralet me te famshem te ushtrise osmane, ne periudhen e lufterave kunder Skenderbeut..
U lind ne Baterr ne Matit.. Lindi me emrin Michael Badera ku u islamizua ne Ballaban Badera. Qe ne moshe te vogel, u rrembye prej turqve, se bashku me vellane e tij.. dhe u dergua ne Adrinopoje.. Aty i nderrojne fene, nga katolik ne musliman dhe e fusin ne shkollen e jenicereve.. Shkelqeu si ushtar kurajoz dhe filloi te ngjise shkallet e karrieres shpejte.. Njihet me Skenderbeun, gjate kohes qe ky i fundit sherbente ne oborrin osman, por megjithe perpjekjet e tij per t’u afruar me Skenderbeun, ai mbante distance prej tij.. Sipas historianeve, Skenderbeu e trajtonte ftohte, jo vetem prej faktit qe ishte bir princi, jo vetem se ishte me lart si grade ushtarake, por edhe sepse ai e shihte qe Ballabani ishte teper i perkushtuar ndaj Perandorise Osmane, ne te njejten kohe kur Skenderbeu mbante lidhje te fshehta me Vatikanin, Venedikun dhe Hungarine..
.. Pas dezertimit te Skenderbeut ne 1443, Ballabani pati nje karriere edhe me te shkelqyer.. Dhjete vjete me vone, ne 1453, gjate rrethimit perfundimtar te Konstandinopojes, Ballabani ishte luftetari i pare qe u ngjit ne muret e qytetit dhe u fut brenda duke luftuar trimerisht.. Ai udhehiqte nje kompani, e cila ishte pjese e garnizonit shqiptar qe udhehiqej nga gjenerali shqiptar Iljaz Koja Korcari.. Per kete trimeri te madhe, sulltan Mehmeti II e ngre Ballabanin me graden gjeneral dhe i cakton nje ushtri me te madhe..
.. Rreth 10 vjete me vone, ai caktohet si sanxhakbej i Sanxhakut te Ohrit.. Duke qene me afer trojeve te pavarura shqiptare, ai merr persiper lufterat kunder Skenderbeut.. Inati, smira, kokefortesia, ndjenja e hakmarrjes, kryenecesia dhe admirimi i fshehte qe ai kishte ndaj Skenderbeut, e bene Ballabanin kundershtarin me te forte te Skenderbeut, aq sa i solli edhe rrezik per jeten ne beteje.. Ne te gjithe historine e lufterave midis Lidhjes se Lezhes dhe Perandorise Osmane, kapitulli i lufterave me Ballabanin ishte kapitulli me i pergjakshem dhe mizor, nga te dyja palet..
.. Ne 1465, te dy gjeneralet perplasen afer Ohrit.. Beteja mbyllet me fitoren e Skenderbeut, por ne terheqje e siper, Ballabani rrethon dhe kap te gjalle nje pjese te elites ushtarake te Skenderbeut, duke perfshire edhe Moisi Golemin, zevendesin e Skenderbeut.. Kjo toge elitare, ishte nisur per te kapur Ballabanin rob, por bien ne kurthin e tij.. Megjithe lutjet e medha te Skenderbeut, dhuratat dhe shperblimet qe ai i dergoi Ballabanit per lirimin e tyre.. Ballabani i dergon ata ne Gjirokaster, e me vone ne Stamboll, ku ata do jene edhe viktimat e hakmarrjes se tmerrshme te Sulltan Mehmetit II, ne ate qe u quajt “Masakra e Konstandinopojes”.. Qe nga ky moment, nuk kishte me meshire midis te dy paleve.. dhe ligjet e luftes u shemben.. Shqiptaret u betuan te mos mbanin me rober turq..
.. Ballabani dhe Skenderbeu vazhduan me perplasje te pergjakshme.. Me 1466, Ballabani themelon qytetin e Elbasanit, mbi rrenojat e vjetra dhe e ben kryeqytet te Sanxhakut te Elbasanit..
.. Nje vit me vone vjen edhe perplasja e tyre perfundimtare..
.. Gjate Rrethimit te Dyte te Krujes, Ballabani filloi nje fushate e pergjakshme, me masakra te shumta ndaj civileve.. Ai kishte vendosur edhe vellane e tij si komandant forcash osmane.. Mes disa betejave te pameshirme nga te dyja anet, Skenderbeu kapi te gjalle vellane e Ballabanit, se bashku me nipin e tij.. Pas lutjeve dhe dhuratave te shumta qe Ballabani i dergoi Skenderbeut per jeten e tyre, pas dy ditesh, Skenderbeu i dergon Ballabanit si dhurate dy kosha, ku brenda te cileve ndodheshin kokat e tyre.. Ballabani, ne terbim e siper mobilizon ushtrine dhe niset per hakmarrje.. Skenderbeu, i cili, duke ditur temperamentin gjaknxehte te Ballabanit, pas provokimit me kokat e prera, per ta bere te humbte gjakftohtesine.. ishte pergatitur per reagimin e Ballabanit dhe kishte ngritur kurth.. Nje betejen qe pasoi, u krye edhe nje nga masakrat me te medha mbi ushtaret turq.. Vete Ballabani u godit ne qafe me mushqete, prej mushqetarit shqiptar Gjergj Aleksi.. Ai u terhoq prej besnikeve te tij, por nuk i rezistoi dot plages vdekjeprurese dhe vdiq me vone ne cadren e tij.. Turqit ia varrosen trupin ne keshtjellen e Petreles, afer Tiranes..
Ky ishte edhe fundi i ketij luftetari.. I cili nga skllav shqiptar, u shnderrua ne nje gjeneral te fuqishem dhe hero te Perandorise Osmane, duke luftuar kunder vete gjakut te tij.. Emri i tij, ka hyre ne histori si emri i nje heroi te turpshem.. qe u mund nga vete gjeniu te cilin adhuronte.. Dhe vdiq duke mbledhur rreth vetes urrejtjen e vete popullit te gjakut te tij dhe harresen e popullit te huaj, te cilit i sherbeu..

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close