Mediat helene:Greqia përshpejton procedurat për dakordësinë mbi detin

Mediat helene raportojnë se qeveria greke po përshpejton procedurat për një marrëveshje me Shqipërinë lidhur me përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë.

“Tovima.gr” i konsideron lëvizjet e Athinës si një kundërsulm diplomatik që  ka çuar tashmë në krijimin e zonave detare të Greqisë me Italinë dhe Egjiptin.

Sipas informacioneve, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias së shpejti do të vizitojë Tiranën për bisedime, por ende nuk ka caktuar një datë.

Kanalet me qeverinë shqiptare, megjithatë, janë të hapura dhe ka shumë të ngjarë që vizita në Tiranë do të hapë siparin e zhvillimeve që do të nisimn me kthimin e Nikos Dendias nga Nju-Jorku, ku të premten është planifikuar që ai të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të KB, Antonio Gutierres”.

Në debatin e fundit në Parlament mbi ratifikimin e marrëveshjeve për zonat detare me Italinë dhe Egjiptin, të dy Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm grek informuan delegacionin kombëtar se plani i Athinës është të rinisë bisedimet me qeverinë shqiptare për një zgjidhje përfundimtare: shënjimi në pritje i zonave detare.

Nikos Dendias tashmë kishte pasur një bisedë telefonike me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilin u ra dakord për të përsëritur ‘bisedimet së shpejti, pas zgjerimit të ujërave territoriale greke në Jon, për të zgjidhur çështjen e zonave tona detare me Shqipërinë’, tregues i klimës që po formohet dhe reagimi pozitiv i Ministrit të Jashtëm shqiptar ndaj njoftimit paraprak të Kyriakos Mitsotakis për shtrirjen e ujërave territoriale në Jon nga 6 në 12 milje”, shkruan Tovima./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close