Ministri Likaj: Vendimi për shtyrjen e mësimit vlen për të gjitha komunat e vendit

Ministri i Arsimit dhe Shkëncës (MASh), Ramë Likaj, tha se vendimi për shtyrjen e fillimit të procesit mësimorë vlen për të gjitha komunat e vendit.

Sipas tij, institucionet janë të informuara që komunat veriore kanë nisur mësimin edhe pse autoritetet qendrore kanë vendosur që një gjë e tillë të mos bëhet deri më 14 shtator.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në shkollë “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.

Teksa komunat në veri të Kosovës kanë nisur mësimin nga distanca me vendim të Ministrisë së Arsimit të Serbisë, Likaj ka thënë se vendimet e autoriteteve të Kosovës “vlejnë për të gjithë qytetarët e Kosovës njëjtë”.

Likaj shtoi se para disa ditësh ka qenë në pjesën veriore të Kosovës dhe se në ditët në vazhdim do të vazhdojë vizitat.

Kurse kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj,  beson që mësimi do të nisë në datën e caktuar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close