Përdorimi i maskave nuk e dëmton shëndetin

ATSH-ANSA/ – Maskat nuk janë të dëmshme për shëndetin, sipas një studimi të kryer nga FNOMCEO, Federata Kombëtare e Urdhrit të Kirurgëve dhe Stomatologëve.

“Për ta vërtetuar këtë, mjafton fakti i thjeshtë që çdo vit, në Itali, kryhen më shumë se tre milionë operacione dhe të gjithë profesionistët e pranishëm në sallën e operacionit mbajnë maskë për të mbrojtur shëndetin e pacientit”, sqarojnë studiuesit.

Sipas studimit, ndjesia se me maskë thithet më pak oksigjen është e gabuar dhe kjo ndodh për shkak të një perceptimi subjektiv dhe të mekanizmave psikologjikë.

Në realitet, materialet e rekomanduara dhe të përdorura kryesisht për prodhimin e maskave të fytyrës nuk e pengojnë frymëmarrjen.

Vënia e maskave, gjithashtu, ​​nuk shkakton helmim me dyoksid karboni, sepse molekulat e tij janë të vogla dhe nuk mund të bllokohen nga materiali i përdorur, veçanërisht gjatë periudhave relativisht të shkurtra, siç është rasti kur mbajmë maska.

Së fundi, studimi thekson se informacioni që maskat mund të dëmtojnë sistemin imunitar  është i rremë dhe nuk kanë asnjë provë shkencore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close