Au hoq definitivisht njohja reciproke nga tavolina e bisedimeve në Washington,siç e thotë Vuçiqi

Gjatë tërë kohës është folur se në Washington po shkohet për të negociuar njohjen e ndersjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë.Në fakt doli se nesër do të arrihet dhe të nënshkruhet një dokument marrëveshje për bashkëpunim ekonomik.Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri Hoti i cili ka thënë se nesër pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunim ekonomik.

Ndersa sipas asaj që presidenti serb Vuçiq ka thënë për media pas përfundimit të pjesësë së parë të bisedimeve,tema e njohjes reciproke është hequr definitivisht nga agjenda e këtyre negociatave,pasi që sipas presidentit serb ishte ai që e kundërshtoi me vendosmëri këtë.

Ma e rëndësishmja tha më pastaj Vuçiq,është të “fusim në agjendë mbrojtjen e objekteve fetare ortodokse serbe në Kosovë,si dhe një Mini- Shengen,të cilin do e siguronin Shtetet e Bashkuara.

A do të kthehet delegacioni nga Kosova edhe kësaj radhe pa njohje nga Serbia dhe e futur edhe më thellë në labirintin e bashkëpunimeve të tjera të cilat janë në interes të Serbisë?!

/Proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close