‘Kurthi’ i pandemisë për përfaqësuesen e futbollit të Kosovës

Përfaqesuesja e Kosovës në futboll do të nisë pjesëmarrjen në garat e edicionit të ri të Ligës së Kombeve, me mjaft kufizime dhe mungesa në përbërjen e saj, për shkak se vendi konsiderohet si ndër më të rrezikshmit për t’u infektuar me koronavirus, kanë konfirmuar zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në Ligën e Kombeve, Kosova garon në Ligën C, Grupi 3 dhe ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 3 shtator, me Moldavinë. Ndeshja do të luhet në Parma të Italisë, për shkak se Moldavia, si vend që nuk e ka njohur Kosovën, nuk ka pranuar që ndeshjen ta luaj në vendin e saj si nikoqire.

Tre ditë më vonë, më 3 shtator, Kosova do të jetë nikoqire e Greqisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por me mungesën e 7 lojtarëve të përbërjes së parë.

Pandemia ia kufizon kombëtares së Kosovës futbollistët

Menaxheri i kombëtares së Kosovës në futboll, Bajram Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë që numri më i madh i futbollistëve që përbëjnë kombëtaren e Kosovës, luajnë për klube të ndryshme në shtetet evropiane.

Por, këto shtete e kanë Kosovën, siç thotë ai, në “listën e zezë” të vendeve që konsiderohen si vatra të infektimit me koronavirus dhe klubet përkatëse nuk i kanë lejuar lojtarët e tyre, që janë edhe pjesë e kombëtares të Kosovës, që të udhëtojnë për në Prishtinë.

Për ndeshjen me Moldavinë, këta futbollistë do t’i bashkohen kombëtares së tyre në Itali.

Por, sipas Shalës, sfidë e madhe do të jetë takimi në Prishtinë, me Greqinë. Në këtë takim, do të mungojnë lojtarët: Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Milot Rashica, Herolind Shala, Elbasan Rashani dhe Idriz Voca.

“Për ndeshjen e dytë ndaj Greqisë – që është rivali mbase më të fortë në grup- absolutisht do të na mungojnë shumë, sepse po flasim prej një numër prej 7 futbollistësh, që janë goxha shumë dhe që janë lojtarë shumë të rëndësishëm. Të përballemi me kundërshtarin me të fortë të grupit pa gjithë këta futbollistë, normalisht që nuk do të jetë aspak e lehtë. Kështu që, virusi (korona) ka ndikuar goxha shumë edhe në cilësi, por edhe në mënyrën e organizimit, sepse e ka komplikuar jashtëzakonisht shumë procedurën organizative për të pasur mundësi që t’i kemi në dispozicion gjithë këta futbollistë”.

“Shpresojmë që kjo do të jetë hera e fundit që po përballemi me situata të tilla, ngase kemi ndeshje të rëndësishme edhe në tetor dhe nëntor”, theksoi Shala.

Arbnor Morina, trajner i futbollit i licencuar nga UEFA, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se mungesa e shtatë lojtarëve në përbërjen e parë të Kosovës, sidomos në takimin me Greqinë, do të reflektohet edhe në kualitetin e paraqitjes së gjithë ekipit.

“Gjithsesi, sepse të gjithë këta djem që u përmendën, janë futbollistë të dëshmuar, të cilët kanë një rol të rëndësishëm nëpër klubet e tyre, e ato janë klube të mëdha në Evropë. Mosprania e tyre do të çojë mjaft peshë. Por, në anën tjetër, besoj që ata që do t’i zëvendësojnë, do të jenë të vetëdijshëm që duhet t’i zëvendësojnë futbollistët, të cilët na kanë bërë të lumtur dhe krenar. Ata duhet ta bëjnë gjë e njëjtë, në mënyrë që situata në grupin tonë të jetë sa më e qartë”, tha Morina.

Sfida kryesore me Maqedoninë e Veriut

Në Ligën C, Grupi 3, bashkë me Kosovën janë edhe Greqia, Moldavia dhe Sllovenia.

Takimet me Moldavinë dhe Greqinë, të cilat janë të vlefshme për edicionin e Ligës së Kombeve 2020/2021, trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka deklaruar se i kishte parashikuar si parapërgatitje për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve, por të edicionit paraprak, i cili është i vlefshëm për kualifikime për Kampionatin Evropian të futbollit që dot zhvillohet në vitin 2021.

Ky takim ishte planifikuar të luhej më 26 mars, por është shtyrë për datën 8 tetor, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Trajneri Challandes, në një konferencë për medie, të hënën, ka thënë që kombëtarja e Kosovës në futboll po kalon një periudhë të vështirë të organizimit.

“Duhet të adaptohemi dhe të pranojmë këtë situatë. Nuk është e mirë për ne. E kisha menduar grumbullimin e shtatorit, si një periudhë e mirë që do të na shërbente edhe për përgatitje për ndeshjen e tetorit ndaj Maqedonisë së Veriut. Megjithatë kjo tash është e pamundur dhe idetë që i kam pasur në kokë është e pamundur që t’i zbatoj tashmë, sepse më duhet të mendoj fillimisht për një ekip kundër Moldavisë dhe pastaj për një ekip ndoshta krejtësisht tjetër për ndeshjen e dytë që do ta kemi kundër Greqisë në Prishtinë”, ka thënë Challandes.

Pandemia ia kufizon përfaqesueses së Kosovës futbollistët

Menaxheri i kombëtares së Kosovës në futboll, Bajram Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë që numri më i madh i futbollistëve që përbëjnë kombëtaren e Kosovës, luajnë për klube të ndryshme në shtetet evropiane.

Por, këto shtete e kanë Kosovën, siç thotë ai, në “listën e zezë” të vendeve që konsiderohen si vatra të infektimit me koronavirus dhe klubet përkatëse nuk i kanë lejuar lojtarët e tyre, që janë edhe pjesë e kombëtares të Kosovës, që të udhëtojnë për në Prishtinë.

Për ndeshjen me Moldavinë, këta futbollistë do t’i bashkohen kombëtares së tyre në Itali.

Por, sipas Shalës, sfidë e madhe do të jetë takimi në Prishtinë, me Greqinë. Në këtë takim, do të mungojnë lojtarët: Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Milot Rashica, Herolind Shala, Elbasan Rashani dhe Idriz Voca.

“Për ndeshjen e dytë ndaj Greqisë – që është rivali mbase më të fortë në grup- absolutisht do të na mungojnë shumë, sepse po flasim prej një numër prej 7 futbollistësh, që janë goxha shumë dhe që janë lojtarë shumë të rëndësishëm. Të përballemi me kundërshtarin me të fortë të grupit pa gjithë këta futbollistë, normalisht që nuk do të jetë aspak e lehtë. Kështu që, virusi (korona) ka ndikuar goxha shumë edhe në cilësi, por edhe në mënyrën e organizimit, sepse e ka komplikuar jashtëzakonisht shumë procedurën organizative për të pasur mundësi që t’i kemi në dispozicion gjithë këta futbollistë”.

“Shpresojmë që kjo do të jetë hera e fundit që po përballemi me situata të tilla, ngase kemi ndeshje të rëndësishme edhe në tetor dhe nëntor”, theksoi Shala.

Arbnor Morina, trajner i futbollit i licencuar nga UEFA, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se mungesa e shtatë lojtarëve në përbërjen e parë të Kosovës, sidomos në takimin me Greqinë, do të reflektohet edhe në kualitetin e paraqitjes së gjithë ekipit.

“Gjithsesi, sepse të gjithë këta djem që u përmendën, janë futbollistë të dëshmuar, të cilët kanë një rol të rëndësishëm nëpër klubet e tyre, e ato janë klube të mëdha në Evropë. Mosprania e tyre do të çojë mjaft peshë. Por, në anën tjetër, besoj që ata që do t’i zëvendësojnë, do të jenë të vetëdijshëm që duhet t’i zëvendësojnë futbollistët, të cilët na kanë bërë të lumtur dhe krenar. Ata duhet ta bëjnë gjë e njëjtë, në mënyrë që situata në grupin tonë të jetë sa më e qartë”, tha Morina.

Sfida kryesore me Maqedoninë e Veriut

 

Në Ligën C, Grupi 3, bashkë me Kosovën janë edhe Greqia, Moldavia dhe Sllovenia.

Takimet me Moldavinë dhe Greqinë, të cilat janë të vlefshme për edicionin e Ligës së Kombeve 2020/2021, trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka deklaruar se i kishte parashikuar si parapërgatitje për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve, por të edicionit paraprak, i cili është i vlefshëm për kualifikime për Kampionatin Evropian të futbollit që dot zhvillohet në vitin 2021.

Ky takim ishte planifikuar të luhej më 26 mars, por është shtyrë për datën 8 tetor, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Trajneri Challandes, në një konferencë për medie, të hënën, ka thënë që kombëtarja e Kosovës në futboll po kalon një periudhë të vështirë të organizimit.

“Duhet të adaptohemi dhe të pranojmë këtë situatë. Nuk është e mirë për ne. E kisha menduar grumbullimin e shtatorit, si një periudhë e mirë që do të na shërbente edhe për përgatitje për ndeshjen e tetorit ndaj Maqedonisë së Veriut. Megjithatë kjo tash është e pamundur dhe idetë që i kam pasur në kokë është e pamundur që t’i zbatoj tashmë, sepse më duhet të mendoj fillimisht për një ekip kundër Moldavisë dhe pastaj për një ekip ndoshta krejtësisht tjetër për ndeshjen e dytë që do ta kemi kundër Greqisë në Prishtinë”, ka thënë Challandes./rel

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close