Kush e ndërtoi faltoren/manastirin rreth të cilit u rrit shteti i San Marinos?

3 Shtator 301 – San Marino, një prej vendeve më të vogla në botë dhe Republika më e vjetër ende në ekzistencë u themelua nga Shën Marinus i Arbas – një gurgdhendës nga ishulli Rab (Arb, Arban) i Ilirisë, pranë Kroacisë së sotme. Një gojëdhënë thotë se, kur ishulli u pushtua nga romakët, Marinus iku për t’i shpëtuar persekutimit për bindjet e tij të krishtera.

Pasi u shugurua prift nga peshkopi i Riminit, Marinus, i pakënaqur edhe me shtetin papnor, shkoi në Monte Titano për të jetuar si vetmitar (heremit). Atje ai ndërtoi një faltore dhe një manastir rreth të cilit u rrit shteti i San Marinos. Sipas legjendës, Marinus vdiq në dimrin e vitit 366 dhe fjalët e tij të fundit ishin: ‘Relinquo vos liberos ab utroque homine’ – Ju lë të lirë nga të dy burrat – Perandori dhe Papa. Ky pohim i lirisë ka qenë gjithmonë frymëzimi i kësaj republike me popullsi rreth 30 mijë banorë, në një sipëfaqe prej 61 km katrorësh.

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close