Likaj: Fillimi i vitit të ri shkollor, vendimi varet nga situata epidemiologjike

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka thënë se janë duke bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Likaj ka thënë se gjatë kësaj jave ka vizituar disa shkolla në Kosovë, për të parë nga afër përgatitjet që po bëhen për fillimin e vitit shkollor.

“Vendimet tona janë të varura prej situatës epidemiologjike dhe prej rekomandimeve të Bordit Këshillues për COVID-19. Kam vizituar rreth 30 komuna, dhe se bashku me SBASHK-un, dje kemi vizituar edhe dy shkolla në Prishtinë, gjatë javës së ardhshme do të vazhdojmë me vizita. Vizitat kanë qenë pa paralajmërim, megjithatë ne e kemi gjetur një përkushtim të madh dhe një organizim dhe përgatitje shumë të mirë”, ka thënë Likaj në tryezën ku u prezantua pakoja e Qeverisë për fillimin e vitit të ri shkollor, transmeton Telegrafi.

Ministri po ashtu ka bërë të ditur se kanë shpërndarë materiale mbrojtëse në disa shkolla.

“Kemi shpërndarë materiale mbrojtëse për rreth 66 shkolla, për mbi 2 mijë arsimtarë dhe për mbi 7 mijë nxënës të klasës së parë, këto janë paketa për mësimdhënës dhe nxënës”, tha ai.

Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që viti i ri shkollor të fillojë më 14 shtator.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close