Sonte Moldavia – Kosova

Kombëtarja e Kosovës rikthehet në skenë pas shumë muajve mungesë për shkak të pandemisë Covid-19. Dardanët sonte do të zbresin në fushën e stadiumit “Ennio Tardini” në Parma, ku do të përballen me Moldavinë, në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, ndeshje e cila fillon në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Kosova e nis edicionin e ri të kësaj gare, por vëmendjen e ka tek edicioni i parë i Ligës së Kombeve, pasi nuk i ka mbyllur ende llogarit. Në fakt, në tetor Kombëtarja jonë do të luajë në gjysmëfinale të ‘play-off’-it për Kampionatin Evropian kundër Maqedonisë së Veriut. Dhe ndeshjet kundër Moldavisë dhe Greqisë do t’i shërbejnë përzgjedhësit Challandes pikërisht për ta bërë sa më kompakt ekipin para kësaj ndeshje tejet të rëndësishme.

Para ndeshjes me Moldavinë përzgjedhësi Challandes ka pasur jo pak telashe, ngase disa futbollistë nuk kanë mundur t’i bashkohen Kombëtares, derisa 7 të tjerë iu bashkuan ekipit vetëm në Itali për shkak të ndalesës që ua bën autoritetet e shteteve nga vijnë për hyrje në Kosovë për shkak të pandemisë. Kosova llogaritet favorite në duelin e sotëm me moldavët, të cilët ndeshjen si vendas e luajnë në Itali për shkak se shteti i tyre nuk e ka pranuar ende pavarësinë e Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close