Turqia:Po vjen Marina ruse në Mesdheun lindor

Në mes të tensioneve në rritje midis Turqisë dhe Greqisë, u njoftua nga Ankaraja se marina ruse do të mbajë manovra me municion luftarak në Mesdheun lindor.

Turqia dhe Greqia po kontestojnë mbi të drejtën për të shfrytëzuar depozitat e hidrokarbureve dhe karburanteve në det të hapur.

Njoftimi zyrtar thotë se forcat detare ruse do të mbajnë manovra në periudhën nga 8 në 22 shtator dhe nga 17 në 25 shtator në pjesët e Mesdheut lindor, në të cilat lëvizin anijet kërkimore turke.

Moska zyrtare deri më tani nuk ka komentuar mbi njoftimin turk që pasoi pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të hiqnin pjesërisht embargon 33-vjeçare mbi eksportet e armëve për Qipron e ndarë etnikisht.

Duke qenë se Rusia mban një prani të konsiderueshme ushtarake në Mesdheun lindor, njoftimi i Turqisë për manovrat e ardhshme mund të interpretohet si ndonjë mesazh i drejtpërdrejtë nga Moska se ajo është ende fuqia më e fortë rajonale!

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close