Çfarë po nënshkruan kryeministri Hoti në Washington,Minischengenin?!

Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti, në bisedimet në Uashington, sipas gazetarëve të huaj brenda Shtëpisë së Bardhë, e ka pranuar idenë e “Mini-Shengenit”, ashtu siç kjo ide ishte prezantuar në Novi Sad të Serbisë, pa pjesëmarrjen e Kosovës.

Ky lajm ende nuk është i konfirmuar zyrtarisht, megjithatë kjo po përfolët nga gazetarët ndërkombëtarë që po e përcjellin këtë takim, si kompromis të arritur brenda Shtëpisë së Bardhë, i cili pritet të zyrtarizohet më vonë si marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Autoritetet kosovare e kishin refuzuar menjëherë idenë e “Mini-Shengenit”, duke argumentuar se ajo e vendosë Kosovën në pozitë të pabarabartë me shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Këtë ide asokohe e kishte refuzuar edhe vetë Abdullah Hoti, ndërsa të zëshëm kundër saj kanë qenë edhe ish-kryeministri Isa Mustafa e presidenti Hashim Thaçi. Në anën tjetër, më herët vetë ambasadori Grenell kishte folur për krijimin e një zone ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, por si zonë “Mini-Shenzhen”. Zona speciale ekonomike Shenzhen është themeluar për herë të parë në maj të vitit 1980 dhe është zona e parë e veçantë ekonomike në Kinë, pas së cilës u krijuan edhe pesë zona të veçanta ekonomike.

Ndërsa, Banka Botërore, në një raport të saj kishte deklaruar se karakteristikat e zonës “Mini-Shenzhen” janë autonomia e gjerë politike dhe institucionale, partneriteti publiko-privat dhe investimet e huaja direkte. Marrëveshja që pritet të nënshkruhet sot në Uashington në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, thuhet se bazë kryesore e ka pikërisht formimin e zonës ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, por ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për zonën “Mini-Shengen” apo për atë “Mini-Shenzhen”, ndonëse e dyta shihet politikisht edhe më e keqe se e para, pasi që “Mini-Shenzheni” si zonë ekonomike do të krijohej vetëm në mes Kosovës dhe Serbisë, pa shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close