Liga e Kombeve:Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e fillon me barazim

Përfaqesuesjae Kosovës në futboll, e ka nisur me barazim fushatën e dytë në Ligën e Kombeve, raporton RTKLive.com.

“Dardanët” nuk kanë mundur të marrin më shumë së një barazim 1-1, në duel me Moldavinë, ndeshje kjo e zhvilluar në Parma të Italisë, për shkak së moldavët nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Kombëtarja jonë, e cila në këtë ndeshje u paraqit pa yllin e tyre, Vedat Muriqin, gjatë terë ndeshjes ka qenë ekip dominues në terren, duke krijuar më shumë raste, por që shënoi vetëm një gol.

Pavarësisht iniciativës në terren, ishin moldavët ata që kaluan në epërsi përmes  Nicolaescu (20’), rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Edhe në pjesën e dytë, ishin “Dardanët” ata që kontrollonin lojën, duke e kërkuar vazhdimisht golin e barazimit të cilin e gjeti përmes Benjamin Kololli (71’).

Kosova edhe në minutat vijues vazhduan sulmet drejt portës kundërshtare, por pa mundur të gjejnë golin e fitores.

Përfundimisht Kosova merr vetëm një pikë nga ky udhëtim, edhe pse skuadra jone ishte favorite në këtë duel.

Kombëtarja jonë pas tri ditësh luan duelin e radhës në Ligën e Kombeve ku në “Fadil Vokrri” pret Greqinë. /RTKLive/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close