Profesori Riza Smaka: Ujmani është pjesë e Kosovës, Serbia nuk ka asgjë aty

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Për marrëveshjen që u nënshkrua nga i pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, analisti i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka është shprehur optimist.

Smaka për KosovaPress ka thënë se e mbështetet këtë marrëveshje duke theksuar se atë e inkurajon edhe fakti se marrvëshja ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me sinqertët e mbështes këtë marrëveshje, kjo është një set e marrëveshjeve dhe përmbledh edhe marrëveshjet e mëparshme që nuk kanë qenë të realizuara. Jam optimist dhe i inkurajuar me këtë marrëveshje e aq më parë kur prapa saj qëndron SHBA dhe presidenti Trump ishte aty ku i ka dhënë fuqi dhe seriozitet kësaj çështje”, tha Smaka.

Ndërsa lidhur me çështjen e Ujmanit, ai tha se Ujmani është pjesë e Kosovës dhe se Serbia nuk ka asgjë në këtë pikë. Madje ai për KosovaPress ka thënë se çështja e Ujmanit është e lehtë për tu mbrojtur juridikisht dhe ekonomikisht, por që në anën politike vendos faktori ndërkombëtar.

“Duhet të jetë e përkushtuar dhe e mobilizuar në mbrojtjen e drejtë për Kosovën çështja e Ujmanit sepse prej vitit 1945 gjithmonë ka qenë në territorin e Kosovës dhe investimi ka qenë nga Kosova dhe Serbia aty nuk ka asgjë prej gjëje. ..çështja është e lehtë për ta mbrojt juridikisht e ekonomikisht, tash për politikisht aty vjen edhe faktori ndërkombëtar SHBA do të jenë ato që do ta prenë këtë”, tha ai për KosovaPress.

Tutje, Smaka është shprehur optimist edhe për implementimin e pikave në këtë marrëveshje.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close