KRYEMINISTRI HOTI: SHBA E GATSHME PËR TË MBËSHTETUR KOSOVËN NË PROCESIN E DIALOGUT

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për takimin që pati me Sekretarin e Shtetit Michael Pompeo.

Pompeo e ka uruar Hotin për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike mes Kosovës e Serbisë.

Hoti pohon se Pompeo i ka ofruar mbështetje Kosovës në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Postimi i plotë i kryeministrit, Avdullah Hoti:

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam pritur në takim nga Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo, i cili më uroi për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, marrëveshje kjo që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderova SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, ndërsa duke vlerësuar rëndësinë që ka marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, theksova gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve.

Po ashtu, mora mbështetje sekretari Pompeo, i cili theksoi gatishmërinë e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close