Kur Avdullah Hoti e konsideronte “Mini-Schengenin” të rrezikshëm për Kosovën,dhe pastaj e nënshkroi me dorën e vet!

Shkruar nga Xhelil Arifi

Kur “Mini-Schengeni” ishte ardhur si një opcion tregjesh të një unioni të përbashkët ekonomiko-tregtar të cilin e kishte inicuar Sebia dhe më pastaj si të tillë e kishin përqafuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Maqedonisë V.Zoran Zaev,nga shumë kush ishte pritur me skepticizëm e madje ishte quajtur dhe kuptuar si hile e Serbisë për t’i realizuar ëndrrat e saja si dhe për dalje,të pakten tregtare në Durrës.

Një nga ta që kishte kundërshtuar ishte edhe kryeministri i tanishëm i Kosovës Avdullah Hoti.Ai në Facebook më datë 13 nëntor të vitit 2019 ,përveç tjerash kishte shkruar edhe këtë:
Minishengeni ballkanik është një modalitet tjetër i Unionit Doganor Ballkanik,të cilin e kemi refuzuar në vitin 2016.Ndërsa më poshtë jep arsyet se pse ,ky projekt nuk është në interes të Kosovës.

E që në fakt jo se është në interes të Kosovës,porse Kosovën e futë edhe në një udhë të pakrye të varësisë ekonomike nga e cila duhet shumë mund e vite për të dalur.

Kjo mundësi për një marrëveshje për “Minishengenin” nuk ekzistonte në para-dokumentet e përgatitura për takimin në Washington,por ajo u fut në agjendë me insistimin e palës serbe dhe ai u pranua edhe nga delegacioni i Kosovës edhe pse po të njejtit ,këtë me forcë e kishin refuzuar derisa nuk ishin në qeverisje.

Ky siç shprehet vet Vuçiqi “ishte një karrem mashtrues të cilin ua kemi futur shqiptarve,derisa ata insistonin që të futej paragrafi për njohje reciproke”

“Ata (pala shqiptare),kur ne paraqitëm disa kërkesa tona,thanë ok ne do i pranojmë të gjitha të tjerat,veçse të futet edhe kjo për njohjen.Ata i pranuan këto duke kujtuar se po ua pranohet,dhe në fund mbetën edhe pa këtë të njohjes”,kështu shprehej Vuçiqi pas takimit,dukshëm i lumtur.
Është e quditshme se si i ndrrojnë qëndrimet këta politikanët tanë.

Më poshtë e keni shkrimin e plotë të Avdullah Hotit për Minischengenin:

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close