Profesori Blerim Latifi ambasador i parë i Kosovës në Izrael?

Pas njohjes së shtetit të Kosovës nga Izraeli,e konfirmuar edhe nga vet kryeministri i këtij vendi Benjamin Netanyahu është diskutuar edhe për vendosjen e mardhënieve diplomatike në mes të dy vendeve.Ambasada e Kosovës do të vendosej me seli në Jerusalem.

Në një vend me fuqi të respektueshme ndërkombëtare siç është Izraeli duhet dërguar edhe përfaqesim adekuat.

Si mundësi zgjedhje të një ambasadori me kredibilitet është përmendur emri i profesorit të njohur Blerim Latifi.Tani për tani vetëm si spekulim dhe dëshirë e personave të ndryshëm dhe të atyre që komentojnë në Facebook,por duke marrë parasysh angazhimin e profesorit të respektuar në politikë e jetën shoqerore ai do të ishte i denjë për të zënë vendin e ambasadorit fuqiplotë të Kosovës në Izrael.

Zoti Blerim Latifi është prononcuar për portalin proinformacion.com në lidhje me këtë duke thënë: “Jo eshte heret per te diskutuar kete pune.Nuk ka asgje konkrete ende!”

Shqiptarët dhe Izraelitët kanë një të kaluar mjaft miqesore si popuj që iu kanë gjendur njëri tjetrit në periudha të ndryshme të vështira nëpër histori.

Shkurtazi:Shqiptarët morën në mbrojtje dhe i fshehën hebrenjtë gjatë Luftës së dytë botërore,kur po ndiqeshin nga Nazistët,ndërsa Izraeli mori në mbrojtje dhe strehoi shumë shqiptar të Kosovës të cilët ishin dëbuar nga trojet e veta dhe po persekutoheshin nga soldateska serbe gjatë Luftës së Kosovës.

Xh.Arifi/proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close