Thone se djalli fshihet ne detaje!! Po kryeministri Hoti a i pa keto detaje

Thone se djalli fshihet ne detaje!! A i pa kryeministri Avdullah Hoti keto detaje si psh:
– perfitimet energjetike, ekonomike, infrastrukturore te Serbise ne Kosove
– dalja e Serbise ne det dhe dhenia e te drejtes Serbise per te shfrytezuar nje pike dalese ne det me port te veçant
– bllokimi i shtetezimit te metejme i Kosoves per nje vit ne lidhje me njohjet dhe integrimin e saj ne organizmat nderkombetar.., pra per nje vit Kosova pushon se qenuri shtet
– hapja e qendres dirigjuese per te realizuar pikat e marreveshjeve per Kosoven dhe Serbine vetem ne Beograd.., sikur te kemi te bejme me nje shtet e jo dy shtete
– futja e Kosoves ne minishengenin ballkanik me shtetet e tjera per rreth (Shqiperia, Serbia, Maqedonia) me lluksin e dhene Serbise si perfituese ekonomike, doganore dhe territoriale dhe vazhdimin e saj qe ta konsideroje Kosoven si province te Serbise dmth pa e njohur Serbia Kosoven
– ruajtja strikte e autonomise se ortodoksise serbe ne Kosove (egzagjerim ne emertim sepse mund te ishte vetem vlerave te religjionit ortodoks pa e nominuar si te Serbise).
– mospermendja e demeve te Serbise ndaj Kosoves ne njerez, te 10 000 personave te zhdukur, demeve kolosale materjale dhe demshperblimeve nga ana serbe, falje nga Serbia etj etj.
Pervec ketyre anomalive te cekura me lart.., verejtem poashtu, para tere botes, edhe deklarata kontradiktore, jo te realta dhe te demshme per Kosoven.., sot dhe neser!!?
Sipas presidentit amerikan D. Trump po del se:
– kryeministri A. Hoti qenka teper i guximshem qe po merr kete hap per te njohur Izraelin…, me Jerusalemin si kryeqytet…, sepse vie nga Kosova me shumice muslimane
– se Kosova eshte vendi i pare musliman ne bote qe e ben kete
– se ne kete hap, Kosoven
muslimane duhet ta ndjekin tash edhe vendet e tjera islamike arabe.
Dmth.., shqip i bie se:
– kryeministri Hoti paska guxim ta beje kete hap perkunder rrezikut per jete nga populli i tij musliman ekstremist
– se Kosova qenka antiebre, gje qe nuk qendron, eshte e kunderta, Kosova gjithmone proizraelite
– se Kosova qenka diku ne lindjen e aferm, kojshi me shtetet e tjera arabe islamike
Keshilltaret amerikane qenkan kenaqur duke e genjyer e i treguar perralla presidentit Trump ne lidhje me Kosoven. Aq larg pra paskan shkuar ne informim te gabueshem te presidentit te tyre sikur Kosova ta kishte popullaten me islamiste dhe me antiizraelite ne bote apo edhe ta barazojne me popujt araboislamik…, gjera qe nuk qendrojne fare.
P.s.
Populli thote, ate qe e lyp edhe e gjen. Kur kreret e Kosoves (Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli etj).., pa kurrfare derti dhe realiteti pohojne para botes (pa kurrfare nevoje dhe realiteti objektiv) se 95% e Kosoves eshte muslimane, se xhamia me e madhe ne Evrope do te ndertohet patjeter ne Prishtine, se Erdoganin e kemi vella.., atehere çfare po pret ti me shume nga Grenelli me kompani!! Mire na i kane be.
Evroperendimoret na çliruan e na shtetezuan kurse ne u tranuam pastaj!! Nga Qosja si “kajmak” i dijes ajademike, Hashimi e deri te Isa e Dulla si udheheqes politikane.., Kosoven e xhamizuam, arabizuam dhe erdoganuam vete!
Deri tash mbjellem.., tash do te korrim!!? Lutuni per Kosoven.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close