Vjosa Osmani: Delegacioni nuk arriti t’i sjellë vendit ato që i premtoi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se njohja nga Izraeli është një prej më të rëndësishmeve që i ka ardhur Kosovës, por ajo listoi ato ccfarë nuk ka realizuar delegacioni i Kosovës.

Për njohjen nga izraelitët, krykuvendarja u shpreh se kjo dëhsmon që Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës.

“Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës”, shkroi Osmani.

Në anën tjetër, vijoi Osmani, delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit që një kohë të gjatë.

“Njohjen e ndërsjellë me Serbinë; Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani); Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi)

– Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë); Rezultate konkrete për të pagjeturit; Dëmshpërblim për reparacionet e luftës; Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë dhe; Eliminim të plotë të barierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës”, shkroi Osmani.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close