Gjermanishtja jo gjuhë e parë tek çdo i pesti fëmijë kopshti

Rreth 675.000 fëmijë kopshtesh jetojnë në Gjermani në familje, ku gjermanishtja nuk është gjuhë e parë. Partia liberale, FDP kërkon më shumë mjete për nxitjen e mësimit të gjuhës.

Në një përgjigje që Ministria Federale e Familjes i ka dhënë një kërkese të partisë liberale gjermane, FDP, të publikuar nga agjencia epd të shtunën, shërbimi evangjelist i shtypit, thuhet se tek çdo i pesti fëmijë në Gjermani, flitet më shumë një gjuhë tjetër se gjermanishtja në shtëpi. Tek 3,2 milionë fëmijë kopshtesh në Gjermani në mars 2017 u regjistruan 675.000 fëmijë nga familje ku flitet pak gjermanisht. Kjo është një përqindje jo e vogël prej 21% dhe krahasuar me vitin 2017 dhe 2018 është rritur. Në landin Renani-Veriore Westfali përqindja e fëmijëve ku nuk flitet kryesisht gjermanisht është më e lartë se në nivelin mesatar federal me 27%. Në 167.800 familje flitet si gjuhë e parë një gjuhë tjetër dhe jo gjermanishtja.

Zëvendëskryetarja e grupit parlamentar liberal, Katja Suding kërkoi më shumë impenjim për mësimin e gjuhës gjermane. Programi federal „Kopshte gjuhësore” është një element i rëndësishëm por mjetet financiare të ofruara nuk janë të mjaftueshme, tha Suding për grupin mediatik, Funke. Ajo kërkon rritjen e financave në këtë drejtim nga viti i ardhshëm. Gjuha vendos, se çfarë shansesh ka një fëmijë në jetë, theksoi Suding.

Pandemia e Coronës e ka vendosur para vështirësive mësimin e gjuhës për fëmijët e kopshteve, pranon Ministria Federale e Familjes. Sidomos mbyllja e kopshteve për shkak të pandemisë ka kufizuar shumë mundësi të mësimit të gjuhës. Tani po zhvillohen koncepte të reja që marrin parasysh kushtet e pandemisë, shkruhet në njoftimin e epd.

la/epd/dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close