Albin Kurti (LVV) për Kushtetën e Kaçanikut: Përpjekje për liri që u kurorëzua me luftën e UÇK-së

7 Shtatorin e vitit 1990, kur delegatët e Kuvendit të Kosovës, në Kaçanik miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe shpallën Republikën e Kosovës si shtet demokratik të kombit shqiptar, e ka kujtuar edhe lideri i VV-së, Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut, përveç gurthemel i shtetësisë së Republikës së Kosovës, është triumfi i legjitimitetit popullor të vullnetit të lirë qytetar mbi legalitetin shtypës të Serbisë.

Kurti thotë se ky vullnet i popullit shqiptar për liri e pavarësi u kurorëzua me luftën çlirimtare të popullit shqiptar të organizuar e udhëhequr nga UÇK-ja për çlirimin e Republikës së Kosovës nga okupimi e sundimi serb më 12 qershor 1999.

Ky është statusi i plotë:

Në ditën e sotme, tri dekada më parë, më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në Kaçanik miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe shpallën Republikën e Kosovës si shtet demokratik të kombit shqiptar dhe të pjesëtarëve të kombeve dhe pakicave kombëtare, shtetasve të vetë, me territor unik, të patjetërsueshëm dhe të pandashëm.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës ishte rrjedhimi i logjikshëm politik i 111 delegatëve votues dhe 114 delegatëve nënshkrues të Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, të cilët nën kërcënimin e tytave të armëve të policisë serbe, njëzëri dhe të bashkuar nënshkruan aktin e parë legal e legjitim të vetëvendosjes politike të kombit shqiptar në ish Jugosllavi. Sot, edhe pse të lënë në harresë nga pushtetet e deritanishme, me krenari e respekt kujtomë delegatët nënshkrues, të gjallë dhe ata në përjetësi.

Kushtetuta e Kaçanikut, përveç gurthemel i shtetësisë së Republikës së Kosovës, është triumfi i legjitimitetit popullor të vullnetit të lirë qytetar mbi legalitetin shtypës të Serbisë. Ky vullnet i lirë i dhe i ligjshëm u rilegjitimua me referendumin për Republikën e Kosovës si shtet sovran e i pavarur më 30 shtator 1991, dhe u kurorëzua me luftën çlirimtare të popullit shqiptar të organizuar e udhëhequr nga UÇK-ja për çlirimin e Republikës së Kosovës nga okupimi e sundimi serb më 12 qershor 1999.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close