Bashkimi Europian e lumtur që amerikanët ia njohën rolin kryesor në dialog

Pasi ishin takuar për dy ditë rresht në Washington, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen të hënën edhe në Bruksel, kësaj radhe në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë takim priten edhe rezultate konkrete, më saktësisht pajtim i palëve për tri temat për të cilat kanë biseduar në takimet e mëhershme ekspertët. Për të njëjtat është diskutuar edhe gjatë kësaj fundjave, të shtunën dhe të dielën, në Bruksel në nivel të ekspertëve.

Por të dielën në Bruksel kanë biseduar në takime të ndara Hoti dhe Vuçiq me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarin e posaçëm amerikan, Matthew Palmer. Këta dy zyrtarë të BE-së dhe të Departamentit të Shtetit kanë qenë bashkë së pari në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e më pas me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin. Të dyja takimet janë zhvilluar në ambasadat përkatëse të këtyre dy shteteve në Bruksel, transmeton GazetaExpress.

Diplomatët evropianë e shohin këtë si një dëshmi të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pajtuar që rolin kryesor në aspektin politik në dialog ta ketë Bashkimi Evropian. Në këtë mënyrë, Marrëveshjen e Washingtonit e shohin si një plotësim dhe ndihmë të asaj që po bën BE-ja në dialogun e Brukselit dhe presin që ky fakt të ndihmojë që palët të jenë më konstruktive. Kjo vlen sidomos për Kosovën, pasi që ka dhënë shenja se ka besim më të madh në rolin amerikan sesa në atë evropian dhe tash nuk mund të refuzojë në Bruksel diçka që ka pranuar në Washington.

Se BE-ja dëshiron ta ketë rolin udhëheqës e ka thënë të dielën edhe presidenti i Serbisë, Vuçiq. “BE-ja pa dyshim që dëshiron një rol kyç për veten dhe dëshiron që ajo të jetë bartësja e këtij procesi. Ata po analizojnë atë që është bërë në Uashington dhe mendoj se ata duan të përdorin një pjesë të asaj që është arritur në Uashington për të bërë përparim më të shpejtë. Se a janë më të lumturit në botë – kushdo që do t’jua thoshte atë – nuk do ta thoshte të vërtetën,” u tha Vuçiq gazetarëve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close